Personat e vetëpunësuar janë lloji më i lumtur i punëtorëve

Life style

Personat e vetëpunësuar janë lloji më i lumtur i punëtorëve

Më: 19 mars 2018 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Ndoshta punoni më gjatë se shumica e miqve, ndoshta nuk e dini se kur do e merrni rrogën, etj. – pra është sigurt të themi se jeta e një punëtori të vetëpunësuar është e mbushur me sfida.

Sidoqoftë, sipas një anketimi të ri, rezulton se personat e vetëpunësuar janë më të lumturit dhe më të angazhuar në punën e tyre sesa ata që punojnë çfarëdo profesioni tjetër.

Pas studimit të të dhënave të 5,000 punëtorëve në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Zelandë të Re dhe Australi, ekipi me shkencëtarë britanikë kishte konstatuar se ata që janë të vetëpunësuar në sektorë të ndryshëm janë më të suksesshëm në karrierën e tyre dhe ndihen më të kënaqur me kontributet e tyre personale.

Ata gjithashtu raportojnë për mundësi më të mëdha të inovacionit.

Psikologët thonë se punëtorët profesionalë që janë të vetëpunësuar vërtetë e vlerësojnë autonominë që e kanë.

Ata e kanë lirinë të shpikin, t’i shprehin pikëpamjet personale, si dhe të garojnë me kompanitë dhe personat tjerë.

Angazhimi në punë iu ndihmon njerëzve të ndihen më energjikë dhe më të kënaqur me kontributin e tyre.

Vlen të ceket se studimi është publikuar në revistën ‘Work, Employment and Society’ dhe ka matur kënaqësinë e karrierës te personat që punojnë si konsulentë, në tekstil, edukim, shërbime financiare, sigurim dhe patundshmëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat