Zbulimi shokues për meshkujt, ja kur përjetojnë femrat më tepër orgazëm

Life style

Zbulimi shokues për meshkujt, ja kur përjetojnë femrat më tepër orgazëm

Më: 18 mars 2018 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Kur bëhet fjalë për kënaqësinë që përjetojnë femrat, duket se meshkujt “duhet të marrin mësim nga lesbianet”.

Një anketë e kryer me njerëz nga e gjithë bota, të moshës 18-65-vjeç, ka gjetur se femrat përjetojnë më shumë orgazëm gjatë çuarjes dashuri me të njëjtën gjini, me disa raportime se shumica prej tyre kanë pasur deri 55 herë orgazëm në muaj, shkruan The Sun.

Në anën tjetër, femrat që bëjnë dashuri me meshkuj thanë se kanë pasur shtatë herë orgazëm në të njëjtën periudhë. Duket se kjo ndodh për shkak se meshkujt më tepër janë të fokusuar në kënaqësinë e tyre.

Në studim morën pjesë 2.300 femra dhe studiuesit gjetën se femrat kishin 32 për qind më shumë të ngjarë të përjetojnë orgazëm gjatë çuarjes së dashurisë me të njëjtën gjini, pavarësisht faktit se çiftet heteroseksuale kishin seks më shpesh.

Rebecca Dakin, autore e “101 Sex Tips”, tha për The Sun, se kjo ndodh për shkak se meshkujt janë tepër të eksituar për penetrim të shpejtë.

Në një tjetër studim, në të cilin morën pjesë mbi 1.000 femra të moshës 18-94-vjeç, studiuesit gjetën një numër faktorësh që kontribuojnë në kënaqësinë seksuale të femrave, përfshirë prekjet e buta, lokacionin, kënaqësinë, formën dhe modelet.

Vetëm 18 për qind e tyre thanë se mund të përjetojnë orgazëm në kontakt me meshkujt. Pjesa tjetër thanë se stimulimi i klitorisit ishte i domosdoshëm për klimaks, ose për të shtuar orgazmën e tyre.

“Rezultatet e studimit sfidojnë nocionin e gabuar, por të zakonshëm, se ka lëvizje universale në seks që kryejnë punë për secilin”, tha Brian Dodge nga Shkolla për shëndet publik në Bloomington.

Një studim i ngjashëm mbi orgazmën vitin e kaluar gjeti se më pak se dy të tretat e femrave gjithmonë përjetojnë orgazëm gjatë seksit, krahasuar me 95 për qind të meshkujve, të cilët thonë një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat