Femrat që ngasin biçikletën kanë më shumë dëshirë për seks

Life style

Femrat që ngasin biçikletën kanë më shumë dëshirë për seks

Më: 18 mars 2018 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Sa më shumë kilometra që të ngasin me biçikletë, ato do të kenë një jetë më të bujshme seksuale, sugjeron një studim i ri.

Në studimin e ri janë përfshirë më shumë se 3.100 femra, për të parë rolin që luan ngasja e biçikletës në jetën e tyre seksuale dhe në largimin e disfunksionit urinar.

Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko kanë gjetur se femrat, të cilat ngasin biçikletat aktualisht kanë jetë më të mirë seksuale në krahasim me atletet tjera që ishin pjesë e studimit.

"Ne kemi gjetur se kilometrat e kaluara kanë qenë të lidhura me funksionin më të mirë seksual," tha autori i studimit UCSF, Thomas Gaither.

Sipas matjes së Indeksit të Funksioneve Gjinore Femërore - një pyetësor zyrtar që tregon nxitjen seksuale të një gruaje dhe aktivitetin nëpërmjet pyetjeve rreth zgjimit, orgazmave dhe kënaqësisë së saj tregon se çiklistët femra ishin më shumë funksionalisht seksuale sesa gratë që qëndruan jashtë biçikletave.

Ato gjithashtu kishin më pak të ngjarë të raportonin ndonjë vështirësi ose mosfunksionim seksual dhe nuk tregonin një rrezik në rritje të çështjeve të tjera urinare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat