Lulet duhet t’i mbillni në mars: Përgatiteni kopshtin dhe ballkonin për rapsodi ngjyrash!

Life style

Lulet duhet t’i mbillni në mars: Përgatiteni kopshtin dhe ballkonin për rapsodi ngjyrash!

Më: 18 mars 2018 Në ora: 15:11
Ilustrim

Është koha për punët e vogla të kopshtit. Edhe pse nuk do të rekomandohet të bëhet gjatë kohës së papërshtatshme dhe me temperatura të ulëta, adhuruesit e luleve shumë shpejt do ta fillojnë mbjelljen!

Stina më e mirë e vitit për shumicën është pranvera. Është kjo koha kur ditët bëhen më të gjata, ndërkaq rrezet e diellit gjithnjë e më shpesh bien në dritaret tona.

Drunjtë ngadalë nxjerrin sythet, ndërkaq lulet e hershme pranverore lulëzojnë në ngjyra piktoreske, duke na treguar gjithë bukurinë e tyre, kënaqësinë dhe ngjyrat.

Për t’ia krijuar vetes kënaqësinë me gjithë magjinë e natyrës në shtëpinë dhe kopshtin tuaj, marsi është koha e duhur për punët e vogla të kopshtit dhe për mbjelljen e luleve në saksi.

Duke pasur parasysh që kushtet e ndryshueshme klimatike me të cilat ballafaqohemi në shkurt, dinë edhe të na befasojnë, llojet më të ndjeshme të bimëve është e nevojshme të mbillen në hapësira të mbrojtura në mënyrë që farërat të mbijetojnë acarin e papritur.

Në kopsht mund të mbillen disa lloje lulesh fara e të cilave ka formë qepujke nëse dheu nuk është i ngrirë, siç janë gladiolat, ndërkaq në hapësirat e mbrojtura mund të mbillen farërat dhe qepujkat, nëse dëshironi mund t’i rimbillni në kopsht kur për të jenë kushtet optimale.

Pos gladiolave, janë të popullarizuara edhe petuniat, mirëpo në pranverën e hershme mund të mbillni edhe karafile dhe sherbele.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat