6 arsye pse duhet të përdorni vaj Argan në fytyrën tuaj

Life style

6 arsye pse duhet të përdorni vaj Argan në fytyrën tuaj

Më: 17 mars 2018 Në ora: 23:47
Ilustrim

Le t’i numërojmë përparësitë e tij me radhë…

Kur bëhet fjalë për vajin e arganit, shumica prej nesh mendojmë për flokë të shëndritshme dhe të buta. Por, ky super vaj gjendet edhe në shumë produkte të mëdha të bukurisë dhe përfitimet e saj janë të njohur edhe për kujdesin e lëkurës. Në konsultim me dermatologë dhe themeluesen e kozmetikës Josie Maran, e cila mbështet vajin e arganit në tërë produktet e saj, po ju paraqesim disa nga arsyet e përdorimit të tij.

Është i kompletuar me gjëra të mira.

Vaji i arganit është i pasur me antioksidantë, vitaminë E, acide linoleike dhe acide yndyrore esenciale omega. Është mbrojtës dhe ushqyes shumë i mirë për lëkurën tuaj.

Hidraton edhe lëkurën më të thatë.

Ky vaj paraqet hidratues të shkëlqyer me cilësi anti-inflamatore për lëkurën e irituar dhe reaktive. Për më tepër, aplikimi i tij edhe në lëkurë të thatë ndikon si hidratues shumë i mirë. Ndihmon në kontrollin e prodhimit të yndyrës në lëkurë si dhe balanson nivelet tuaja të sebumit.

Nuk i bllokon poret.

Po, ndoshta shumica mendojnë se aplikimi i vajit mund të bllokojë poret në lëkurë. Por, vaji i arganit mund të parandalojë aknet dhe parregullsitë tjera të lëkurës. Antioksidantët mund të zvogëlojnë inflamacionin e akneve dhe njollave, ndërsa vitamina E i shëron ato.

Është një rikuperues i moshës dhe anti-plakje.

Ky vaj mund të përdoret edhe si një serum anti-plakje. Falë antioksiduesve, mund të arrihet shërimi i lëkurës së irrituar apo të dëmtuar. Paraqesin një trajtim të shkëlqyer anti-plakje, pasi parandalojnë dëmtimin oksidativ nga radikalet e lira dhe rrezatimi ultra-vjollcë.

Mund të përdoret edhe natën edhe ditën.

Vaji argan është mjaft i lehtë për t’u përdorur si një hidratues i përditshëm dhe mund të trajtoni fytyrën tuaj edhe gjatë natës por edhe gjatë ditës. Kjo nënkupton se dy produkte në një përmblidhen pa pasur nevojën e shpenzimit për produkte të diferencuara.

Është një konkurent i fortë kundër vajit të kokosit.

Në rast se pyesni dallimin në mes vajit të kokosit dhe vajit argan për lëkurën tuaj, përgjigja do të ishte se varet nga lloji i lëkurës suaj si dhe nevojat e veçanta. Vaji i kokosit është një hidratues i shkëlqyer i thellë për lëkurë të thatë dhe të plasaritur në trupin tuaj si dhe shërben si kondicioner për flokë apo thonjtë. Ndërsa vaji argan preferohet në sferën e anti-plakjes dhe rekomandohet veçanërisht për lëkurë problematike me akne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat