Besimi vlen më shumë se një “të dua”

Life style

Besimi vlen më shumë se një “të dua”

Më: 17 mars 2018 Në ora: 22:45
Ilustrim

“Dashuria nuk ka nevojë të ndihet, por të tregohet” – Paulo Coelho.

Ndonjëherë “të besoj dhe kam besim tek ty” vlen për shumë nga ne më shumë se “të dua”. Dashuria mbetet një etiketë kur nuk shoqërohet me vepra domethënëse që forcojnë lidhjen përmes kujdesit dhe vëmendjes. Pak fraza janë më të rëndësishme se “të besoj dhe jam me ty”. Të gjitha këto marrëdhënie përfshihen në atë që e njohim si psikologjia e besimit. Pak gjëra kanë një ndikim kaq pozitiv mbi trurin tonë sesa fakti i perceptimit se kemi një mbështetje të pakushtëzuar të personave që duam.

Kur vendosim një lidhje me dikë, qoftë partner apo mike, ajo që vlerësojmë më shumë  dhe ajo që e forcon më shumë është mundësia e besimit tek personi në fjalë në mënyrë absolute dhe të pakushtëzuar. Nëse nuk ndodh kjo, atëherë perceptojmë  një mungesë sintonie ose një boshllëk në momentin kur kemi nevojë për të tillë mbështetje, diçka fillon e thyhet brenda nesh. Duam të na besojnë kur flasim për objektiva që kemi, kur themi disa gjëra nuk shkojnë mirë, kur themi me zë të lartë se do t’ia kalojmë edhe vetes. Nëse kjo nuk ndodh, nëse personi që kemi përballë ironizon, na injoron ose dyshon tek ne, truri ynë  fillon e prodhon kortizol.

Besimi dhe mbështetja vlejnë më shumë se një mijë fjalë.

Në mjedisin e punës është e domosdoshme, diçka që shumë sipërmarrje nuk e kanë marrë në konsideratë. Kështu administrator i Yahoo-së kërkon që të gjithë punonjësit të punojnë brenda të njëjtit bllok ndërtese, kërkon të kontrollojë çdo proces nga afër dhe për t’u siguruar që të gjithë departamentet të jenë brenda të njëjtës linjë. Të gjitha lidhjet njerëzore duhet të krijohen duke nisur nga besimi dhe për këtë motiv në momentin kur duhet shkrepur kreativiteti dhe produktiviteti i një punonjësi nuk ka më mirë së t’i thuash “kam besim tek aftësitë e tua dhe në përkushtimin tënd, unë të besoj kur më thua se do të bësh më të mirën për këtë firmë”. Besimi vlen më shumë se një fjalim, është një pohim pozitiv që na jep krahë. Shkencëtari i sjelljes Ernest Fehr thotë se besimi nuk është diçka që merret për të mirëqenë kur duam dikë ose kur kemi një lidhje miqësie apo dhe pune.

Kam besim tek vetja, por duhet të kesh edhe ti.

Të paturit nevojë që edhe të tjerët të kenë besim tek puna jonë ose tek vërtetësia e veprimeve tona, nuk na transformon në qenie të varura pas pohimeve të tjerëve. Është shtylla e të gjitha marrëdhënieve. Ka nevojë fëmija  për t’u rritur dhe për të rritur vetëvlerësimin dhe sigurinë, ka nevojë  një çift për të siguruar stabilitetin dhe lumturinë.

“Më jepni një levë dhe do t’ju ngre botën” Arkimedi.

Besimi fiton mbi frikërat dhe tensionet kur e gjejmë veten të humbur. Një “të besoj” na bën të ndihemi më pak të vetmuar dhe nganjëherë na emocionon më shumë se një “të dua”. Ta dëgjosh këtë nuk na heq asnjë vlerë, as dinjitetin edhe pse besojmë tek vetja dhe tek aftësitë tona. Neuroshkenca na shpjegon se perceptimi i kësaj sigurie dhe ky lloj besimi na lejon të çlirojmë oksitocinë, hormoni i ndjenjave, i lumturisë dhe i lidhjes sociale. Fakti se mund të mbështeteni përditë mbi këtë, përcakton një sjellje pro sociale që garanton mirëqenien tonë psikologjike dhe një shëndet më të mirë mendor. Nevoja për besim tek të tjerët është diçka që lind në ADN-në tonë. Të mbështetemi tek të dashurit tanë ka qenë gjithmonë një nevojë për mbijetesën tonë dhe për këtë psikologët, ekspertët në këtë fushë na thonë se nëse duam që të tjerët të kenë besim tek ne, duhet të fillojmë të kemi besim tek ata që kemi përpara. Jemi të ndërgjegjshëm se ndonjëherë na kushton, që jo gjithmonë është e lehtë edhe jemi mashtruar. Megjithatë në këtë mënyrë krijohen marrëdhënie më të pastra dhe në këtë mënyrë kemi marrëdhënie në çift më të lumtura dhe projekte profesionale më të forta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat