Paraja është shkatërruesi më i madh i lidhjeve

Life style

Paraja është shkatërruesi më i madh i lidhjeve

Më: 16 mars 2018 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Çdo çift ka probleme, dhe disa fjalosje janë më të mëdha se tjerat dhe mund t’jua komplikojnë lidhjen nëse nuk e trajtoni problemin para se gjërat të dalin nga kontrolli.

Por, cili është problemi që kryesisht i prinë listës? Epo, e dini mirë. Paraja është stresuesi numër një i lidhjeve, sipas një anketimi me 5,000 persona nga Mbretëritë e Bashkuara.

Nga personat e anketuar, 26% prej tyre kishin thënë se brengat financiare janë problemi më i madh i lidhjes, ndjekur pas nga moskuptimi i njëri-tjetrit, dallimet në epsh seksual dhe mungesa e balancimit mes jetës dhe punës.

Problemi tjetër është se, aq më gjatë që keni qenë së bashku, aq më të prirë jeni të fjaloseni.

Zakonisht kur çiftet fjalosen për para, është për arsye se dy individët kanë shprehi të ndryshme të shpenzimit.

P.sh., njëri person mund të rrezikojë më shumë në investime dhe të dëshirojë të kursejë më shumë para për pension, ndërkaq personi tjetër në lidhje mund të jetë më i përqendruar në shpenzimin e parave brenda dite.

Edhe pse shumica e çifteve e kanë problem të flasin për financat, është esenciale që t’i qartësoni të gjitha gjërat së bashku në mënyrë që të parandaloni eskalimin e problemeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat