3 maska për të reduktuar rrudhat e syve pas të 30-ve

Life style

3 maska për të reduktuar rrudhat e syve pas të 30-ve

Më: 16 mars 2018 Në ora: 08:30
Ilustrim

Rrudhat e syve janë të parat që shfaqen, sidomos pas të 30-ve. Nëse u kushtoni pak vëmendje, me ca produkte të thjeshta, mund t’i reduktoni pak sepse për t’I zhdukur krejt nuk mundemi. Një mënyrë është ajo me fruta…

Për lëkurën e pahidratuar dhe me rrudha, frutat më të mira për t’u aplikuar janë kajsitë, bananet dhe pjepri. Mund të përgatisni në mikser një krem me të tri frutat dh eta aplikoni në zonën e syve, vetëm se duhet ta përsërisni këtë gjë disa herë.

Edhe karotat janë efektive për lëkurën e fytyrës. Janë të pasura me vitaminë A, kanë vlera të larta ushqyese dhe i japin jetë fytyrës. Grini ne rende një karotë dhe aplikojeni drejtpërdrejt në fytyrë. Lëreni për rreth 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Karotat kanë vlerë edhe nëse i hani vazhdimisht, nëpër sallata apo gatime të ndryshme.

Vaji i ullirit është një nga trajtuesit më të mirë kundër rrudhave – masazhoni fytyrën me disa pika vaj ulliri dhe do të shihni menjëherë efektet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat