Rrëfehet zonja pasanike/ Mbaj 4 burra me rrogë, sepse jam e pangopur me seks…

Life style

Rrëfehet zonja pasanike/ Mbaj 4 burra me rrogë, sepse jam e pangopur me seks…

Më: 16 mars 2018 Në ora: 07:22
Atje ajo njihet me djem të cilët kalojnë me të, bëjnë seks me të, por nuk janë në një lidhje të qëndrueshme me të.

Gruaja në fjalë punon në fushën e avokatisë dhe fiton shumë të konsiderueshme parash në vit. Ngaqë është e orientuar nga karriera, e ka të vështirë të formojë një lidhje tradicionale dhe gjeti zgjidhje tek “Arrangement.com”. Atje ajo njihet me djem të cilët kalojnë me të, bëjnë seks me të, por nuk janë në një lidhje të qëndrueshme me të. Në këmbim, ajo paguan për darkat, udhëtimet, ndoshta dhe qiratë.

Një mik më rekomandoi t’i futesha kësaj pune. Unë punoj në fushën ligjore dhe jam shumë e zënë duke u marrë me karrierën time. Kështu që ishte shumë e vështirë të dilja në takime në mënyrën tradicionale. Vit pas viti, më dukej vetja shumë e madhe për t’u lidhur si të tjerët.

Doja intimitetin fizik, por s’doja të gjeja dikë nëpër bare. Më dukej kapitull i mbyllur në jetën time. M’u duk ide e mirë të kisha lidhje të tilla, bazuar në interes të përbashkët. Është stil jetese më i lehtë.

Jeta ime sentimentale në të 20-t ishte shumë e mërzitshme. Kisha një të dashur për tre vite. Ishte qejf, po pastaj u futa në shkollë për të studiuar drejtësi dhe gjërat u bënë më të vështira. Marrëdhënia jonë dështoi dhe karrierat tona po ecnin në drejtime të ndryshme.

Që atëherë, ka qenë e vështirë për mua të gjej një të dashur të qëndrueshëm. Njihja dikë, dilnim për dy muaj dhe pastaj bëhej e lodhshme. E ke parasysh, ishim të lumtur për pak kohë dhe fillonte bëhej më serioze.

Unë thjesht kisha prioritete të tjera dhe është e vështirë të mirëmbash një lidhje nëse nuk vendos partnerin të parin dhe të them të drejtën, unë vendos gjithmonë punën të parën. Kur hyn në të 30-at, shumë burra, edhe pse s’e pranojnë, duan që të shtrohen dhe të bëjnë ç’bën një 30-vjeçar normal. Ky skenar filloi të ndodhte gjithnjë e më shpesh dhe kuptova që s’ishte i duhuri për mua.

Para bonuseve, unë fitoj diku tek 300 mijë – 350 mijë dollarë në vit. Pas bonuseve, rreth 500 mijë dollarë në vit.

Rroga ime nuk ishte problem në njohjet tradicionale. Nuk e deklaroja që në fillim sa shumë fitoja, por vihej re nga rrobat që vishja, bizhuteritë që mbaja. Burrat që fitonin po aq sa unë, ose më shumë, kërkonin gra për t’u martuar. Ndërsa ata që fitonin më pak se unë s’ishin të pjekur emocionalisht për të përballuar faktin se unë isha më e pasur se ata. Ndiheshin të dominuar. Pati shumë ego të lënduara dhe shumë prej tyre u larguan.

Gjithmonë përpiqesha të paguaja vetën për darkën, para se të nisja lidhjet rastësore. Ishte diçka që isha mësuar ta bëja, të paguaja për pijet dhe ushqimin tim. S’më kujtohet ndonjë rast specifik, por di që kur nxirrja kartën e kreditit, të gjithë reagonin çuditshëm.

Do të doja të mos punoja kaq shumë, por e tillë është industria në të cilën jam. Vetë iu futa kësaj rruge. Nuk doja një lidhje serioze në moshën 32-33 vjeçare dhe kështu nisa lidhjet rastësore.

Si gruaja-gruas, edhe unë kam nevoja. Mendoj se doja dhe çokollatë dhe akullore. Doja dikë që është më shumë se një partner seksual, dikë me të cilin mund të flisja dhe të vinte më mua në evente. Njerëzit që njihja më herët binin dakort me këto kushte, por për mua ishin pak më shumë rastësor nga ç’dëshiroja. Dua dikë që të dalë me mua kur të jem e lirë, të jemi intimë, të hamë darka bashkë dhe të kemi një marrëdhënie është më shumë se miqësore.

Thjesht s’dua të jap shumë nga vetja. Jamë shumë e orientuar nga karriera dhe më duhej dikush që e kuptonte këtë aspekt timin.

Fraza kyçe: kur jam e lirë. Po flasim për kohën time. Unë jam pak egoiste dhe dua që kjo të jetë e qartë.

Dëgjova për lidhjet rastësore në fund të vitit të shkuar dhe e provova në disa faqe të ndryshme ku njerëz si unë gjejnë tip eskortash. Nisi si shaka, por po bëhen dhjetë muaj tani.

Kam katër të dashur të rregullt. Asnjëri nga ata nuk fiton më shumë se 60 mijë dollarë në vit. Më i madhi ësht ë36, ndërsa të tjerët janë 26, 27 dhe 31 vjeç. Jemi të gjithë të lirë të dalim me njerëz të tjerë, këtë ua kam bërë të qartë. I pres të katërt të kalojmë festat bashkë.

Kam dalë me djem më të rinj më herët, vetëm prej pozicionit në të cilin janë në jetë. Nuk kërkojnë të shtrohen e as të martohen. Më prezantonin miqtë, ose njihesha përmes aplikacioneve. Më dukej e papërshtatshme t’u propozoja pagesë këtyre njerëzve në këmbim të një shërbimi shumë specifik dhe prandaj u futa në Arrangement.com

Eksperienca ime e parë ishte pak alarmuese. Thjesht sa e drejtpërdrejtë duhet të tregohesh në platformë dhe sa të drejtpërdrejtë tregohen të tjerët. Ishte pak shok kulturor. Sapo e superon këtë, është rifreskues fakti që del drejt e në temë. Unë mund të të ofroj këtë, dhe dua këtë. Ose bjer dakort ose jo. Mendoj se hapja e letrave në tavolinë si kontratë është shumë e dobishme. Shmang ndjenjat e lënduara dhe keqkuptimet.

Takimi im i parë me një eskortë ishte për festën e fejesës së një mikes sime. U njoha me një djalë në sajt, ishte 29 a 28 vjeç. Muzikant. Erdhi me mua dhe pastaj pimë diçka në një bar në tarracë. Më pas shkuam në shtëpinë time. Nuk përfundoi në një lidhje. Ishte më tepër seks për një natë.

Mund t’i dalloj profilet e njerëzve shumë romantikë ose shumë materialistë. Përshembull ata që thonë se u pëlqejnë darkat me qirinj dhe trëndafila përpiqem t’i shmang. Po ashtu edhe ata që kanë shuma fikse parash për aktivitete të përcaktuara.

Më ka ndodhur një herë që të më përdorin për para. Pas disa takimesh, ai filloi të kërkonte gjëra shumë specifike. Unë vetë jam shumë bujare, por kërkesat e tij më bënin të ndihesha si një bankomat dhe jo sikur po ndërtonim një miqësi bashkë.

Eskorta ime e parë ishte 27 vjeç dhe me të u tregova e sinqertë. Nuk e solla në asnjë event me miqtë e mi. Dilnim për darka dhe kënaqeshim duke biseduar. Ishte argëtues, pak i papjekur. Disa aspekte të personalitetit tim dilnin në sipërfaqe kur rrija me të. Me punën që kam unë, duhet të jesh serioze dhe e zënë tërë kohës. Kur rri me dikë më të ri, më të gjallë, ndihesh edhe më spontane. Më ndihmoi të çlirohesha pak.

Kushtet e marrëveshjes janë shumë të lirshme. Thjesht u them që jam e lirë të enjten në 10, do që të bëjmë ndonjë gjë. Paguaj për gjithçka kur ikim me pushime dhe i paguaj qiranë e shtëpisë.

26-vjeçari është ende në shkollë. Është i ri, argëtues. Ai që është 31 vjeç punon në mjekësi. Është resident a diçka e tillë dhe oraret e tij janë të çmendura si të miat. S’e takoj shpesh. Ndërsa 36-vjeçari punon në biznes. Nuk kemi rregulla strikte. Nëse jam e zënë, jam e zënë. Nëse ai është i zënë, s’ka problem.

Për 27-vjeçarin, të cilin e njoh për më shumë kohë, shpenzoj diku tek 6 mijë – 7 mijë dollarë në muaj. Shkojmë në evente, ose darka të shtrenjta. Më pëlqen të ha, më pëlqen të udhëtoj. Kur ndodh ndonjë gjë interesantë atë marr të parin, sepse është dhe më i lirë. Për të tjerët harxhoj rreth 2 mijë dollarë në muaj.

Gjëja më e çmendur që kemi bërë, ka qenë udhëtimi në Zvicër. Unë dhe një nga të dashurit e mi ishim bileta të klasit të parë dhe kur arritëm, morëm një helikopter për të parë qytetin nga lart. Tani dua të bëj gjëra më të mëdha. Po mendoja një udhëtim në Dubai , sepse kam qenë vetëm për punë atje. Ndoshta në Maldive në shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat