Historia e ‘Playboy-t anglez’, si arriti të fitonte një pasuri marramendëse

Life style

Historia e ‘Playboy-t anglez’, si arriti të fitonte një pasuri marramendëse

Më: 16 mars 2018 Në ora: 06:58
Danny Lambo është vetëm 40 vjeç, por zotëron disa nga hotelet më luksoze të Londrës si dhe një koleksion makinash luksoze.

Danny Lambo është vetëm 40 vjeç, por zotëron disa nga hotelet më luksoze të Londrës si dhe një koleksion makinash luksoze. Të mos flasim pastaj për të dashurat… Lambo konsiderohet një nga personat më të pasur në botë, me një pasuri mbi 25 milionë paund të deklaruar në bankë. Po si arriti i “Playboy i Anglisë” të krijonte këtë pasuri kaq të begatë? Kthesa fillon në moshën 16-vjeçare, kur u përjashtua nga shkolla.

Tuhasje në çdo intervistë të tijën e ka përmendur me krenari: Mësuesja më tha: Do dështosh në jetë!

“Të dy prindërit e mi ishin mësues, kështu që pagat e tyre nuk ishin më të mirat. Ne kishim një shtëpi normale. Nuk ishte ndonjë gjë e madhe dhe babai im nuk mund të përballonte të më blinte një Lamborghini siç unë mund t’ia blej djalit tim”.

Pas braktisjes së shkollës, Danny bashkë me bandën e tij nisën të luanin muzikë. Këtu fillon edhe historia e të bërit para. Ata bënin ture muzikore dhe ai ka rrëfyer se ka kursyer çdo qindarkë që që fitonte. Turet muzikore bënë që një pjesë të mirë kohës ta kalonte nëpër hotele.

“Kur u tërhoqa nga industria e muzikës isha 21 vjeç. E vetmja gjë që dija të bëja ishte të drejtoja një hotel”.

Dhe kështu bëri.

Ai investoi në blerjen e një ndërtese me 30 dhoma dhe e shndërroi në hotelin “The Pavilion”.

Brenda disa muajsh, hoteli u bë mjaft i njohur dhe me klientë VIP si Morrissey, Duran Duran, Pete Doherty, Naomi Campbell dhe Kate Moss. Hoteli më vonë u emërua “The Pavilion Fashion Rock ‘n’ Roll” për shkak të klientelës me njerëz të famshëm.

Ky sukses lejoi që Danny të blinte hotele të tjera dhe të investonte në prona të paluajtshme. Mbiemri i tij i vërtetë është Carne, por njihet si Danny Lambo, pasi pasioni për makinat Lamborghini është i njohur.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat