Nëse bëni KËTË gjë të paktën një herë në javë, mund të bëni më shumë seks

Life style

Nëse bëni KËTË gjë të paktën një herë në javë, mund të bëni më shumë seks

Më: 16 mars 2018 Në ora: 00:17
ilustrim

Marijuana mundet jo vetëm t’ju dembelosi, por t’ju japë superxhiro, – të paktën në shtrat. Njerëzit që tymosin marijuanë bëjnë më shumë seks se ata që nuk e përdorin, sipas një studimi të publikuar në Gazetën e Mjekimeve Seksuale (The Journal of Sex Medicine).

Grupi kërkimor pyeti mbi 50,000 persona sa shpesh bëjnë seks në muaj, dhe gjithashtu nëse janë përdorues të ndonjë droge, – e nëse po, sa shpesh.

Ata zbuluan se edhe burrat edhe gratë që tymosin marijuanë kryejnë më shumë marrëdhënie se ata që nuk konsumojnë drogëra. Një tjetër fakt interesant është që sa më shumë tymosnin, aq më shpesh bënin edhe seks. Femrat që tymosnin marijuanë raportuan se kanë kryer marrëdhënie mesatarisht 7.1 herë në 4 javë, krahasimisht me 6 herë të jo përdoruesve.

Me pak fjalë, përdoruesit e marijuanës bëjnë seks 20% më shumë se jo përdoruesit.

Nuk dihet ende me siguri pse, por studime të mëparshme kanë treguar se akumbeni bërthamor, – pjesa e trurit përgjegjëse që nxit dëshirat të kthehen në veprime, – është më aktiv kur përdoruesit e marijuanës shohin imazhe erotike dhe më pak aktiv kur jo përdoruesit shohin po të njëjtat imazhe.

Kur eksitimi është i lartë, rritet edhe kënaqësia seksuale. Kjo shpjegon lidhjen e marijuanës me seksin si dhe në një farë mënyre vërteton besimin se marijuana është afrodiziak. Në një studim të vitit 2003, 53%  e përdoruesve thanë se marijuana i nxit epshin dhe eksitimin. Ky rezultat nuk ishte i njëjtë me përdoruesit e alkoolit apo kokainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat