Më shpejt trashen çiftet sesa beqarët

Life style

Më shpejt trashen çiftet sesa beqarët

Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Të qenit në lidhje ka shumë përfitime – një takim të garantuar për Shën Valentin, dikë për t’jua masazhuar këmbët pas një dite të ngarkuar në punë, etj.

Sidoqoftë, të qenit në lidhje ka edhe mangësitë e veta.

Sipas një studimi të fundit, personat të cilët janë në lidhje janë më të prirë të shtojnë peshë sesa beqarët.

Këtë e kanë konstatuar pasi i kanë analizuar 15,000 të rritur, në mënyrë që të shohin se a ka rëndësi statusi martesor në aftësinë për të bërë një stil të shëndetshëm të jetesës.

Më e çuditshmja është se, ndonëse çiftet konsumojnë sasi më të mëdha të pemëve dhe perimeve, e shmangin duhanin, konsumojnë më pak alkool dhe hanë më rrallë ushqim të shpejt, prapëseprapë indeksi i tyre i masës trupore është më i lartë sesa te beqarët.

Ekspertët thonë se ndoshta prindërit janë më të prirë ta hanë edhe ushqimin që fëmijët s’kanë mundur ta hanë, prandaj edhe trashen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat