Shikoni pornografi? Ja çfarë mund të ju ndodhë

Life style

Shikoni pornografi? Ja çfarë mund të ju ndodhë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Nëse shikojmë sasi të mëdha pornografie, mund të çojë në agresion seksual, thotë një studim i ri.

Kërkuesit thonë që gjetjet nuk lënë dyshim se sa më shumë porno që shikoni, aq mq shumë do keni sjellje agresive seksuale.

Në analizën e tyre, kërkues nga Universiteti i Indianës dhe Universiteti i Hawaii-t në Manoa analizuan 22 studime të gjitha të lidhura me agresion seksual që kanë të bëjnë me shikueshmërinë e pornografisë tek të dy gjinitë.

Edhe pse ky agresion është më shumë verbal, edhe ai fizik mund të ndodhë.

Raporti thotë: “Lidhja e agresionit seksual fizik, edhe pse i vogël në krahasim me agresionin seksual verbal, ishte ende pozitiv dhe domethënës.”

Studimi poashtu ka konkluduar se konsumi i pornografisë ishte i lidhur edhe me një probabilitet të rritur të përdorimit të forcës ose kërcënimit për të bërë seks me dikë. Kjo do të thotë që pornografia është edhe shkak i rasteve të shumta të përdhunimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat