Ditëlindja shndërrohet në makth: Shqiptarja i nxjerr fotot e tradhtisë burrit në mes të festës

Life style

Ditëlindja shndërrohet në makth: Shqiptarja i nxjerr fotot e tradhtisë burrit në mes të festës

Më: 15 mars 2018 Në ora: 16:21
Ilustrim

Një burrë nga Durrësi ka përjetuar festën e ditëlindjes më të tmerrshme në jetë së fundmi, dhe kjo për shkak të bashkëshortes së tij, e cila kishte bërë një zbulim aspak të këndshëm.

Siç raportoi korrespondentja nga Durrësi e emisionit “Aldo Morning Show”, gruaja në fjalë së fundmi kishte zbuluar se bashkëshorti e tradhtonte dhe ka vendosur t’i japë atij një mësim të mirë.

Në festën e ditëlindjes së tij, gruaja i ka dhuruar bashkëshortit foto të format të madh të tij pranë të dashurës më të re në moshë.

Një gjë e tillë duket se ka tronditur fëmijët e çiftit të cilët janë larguar nga festa, ndërkohë që ata të dy kanë vijuar sherrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat