Sa e zonja je në shtrat? Ta zbulon shenja zodiakale!

Life style

Sa e zonja je në shtrat? Ta zbulon shenja zodiakale!

Më: 14 mars 2018 Në ora: 21:54
Ilustrim

Ja një gjë të cilën ke dashur gjithmonë ta dish, por nuk ke pasur guximin të pyesësh me zë të lartë: si je në shtrat? Duket se aftësitë e tua në seks varen nga yjet dhe mund të ndikojnë në atë që partneri mendon për performancat e tua:

Dashi: Pasionante

Je një partnere super pasionante dhe e përqendruar tek objektivi yt, ka vetëm diçka që do: orgazmën. Je gati të bësh gjithçka për të arritur. Partneri yt e adhuron faktin që je gjithmonë gati të eksperimentosh me diçka të re, qoftë për ‘dirty talk’, qoftë për të provuar lodra seksi, etj. Të pëlqen aventura dhe entuziazmi yt e bën partnerin të ndihet i dëshiruar dhe me fat që të ka.

Partneri yt nuk do të zhgënjehet nga mënyra jote e egër dhe akrobatike me të cilën bën seks. Ajo që nuk të pëlqen gjatë seksit: fakti që partneri juaj merr shumë kumë kohë për të mbërritur në fund. Nuk je një person i duruar dhe për këtë s’mund të bësh asgjë!

Demi: Mjeshtret e kënaqësisë

Durimi dhe përkushtimi juaj hyjnë edhe në dhomën e gjumit, ku nuk rreshtni së treguari ndaj partnerit sa e rëndësishme është për ju kënaqësia e tij. Të gjithë partnerët tuaj ndihen me fat që ju kanë, sidomos sepse nuk do t’ju duhet t’ju pyesin kurrë, ‘e ke gati?’ duke ju shkatërruar momentin. Nuk jeni shumë tip i pozicioneve ekzotike. Në fakt, as nuk të pëlqen të ndërrosh pozicion nga njëri ekstrem në tjetrin. Por në fund të fundit asnjë partner nuk do të ankohej nga ju. Partneri yt nuk do të zhgënjehej kurrë nga mënyra si di të puthësh. Ajo që nuk të pëlqen gjatë seksit: Kur je pothuajse gati-gati dhe partneri të thotë: Provojmë këtë!(dhe propozon diçka që do të ishte e mundur vetëm nëse do të ishit një qenie humane pa bërryla…). Duhet pak kohë në fakt që disa akrobaci të funksionojnë në momentin e duhur…

Binjakët: Mbretëreshat e Kamasutrës

Natyra juaj e pavendosur di si t’ju vijë në ndihmë në situate të caktuara. Tek partneri, tek pozicioni ideal…keni gjithmonë pikvështrime ndryshme. Nuk rrini të analizoni veten (më mirë kështu ose ashtu) ose situatat, por sapo liroheni nga barrierat që keni në mendje, jeni një bombë e vërtetë në seks! Partneri juaj e adhuron mënyrën me të cilën komunikoni dhe e bëni të kuptojë që po provoni diçka që ju pëlqen. Fantazitë nuk ju vendosin në siklet. Partneri juaj nuk do të zhgënjehet kurrë nga fantazitë në të cilat doni ta përfshini. Ajo që nuk ju pëlqen gjatë seksit është se ndonjëherë nuk e bëni dot partnerin të kuptojë se çdo 0.02 sekonda doni të ndërroni pozicion. Dhe është koha më e vështira t’i thoni “Mmm, jo, e provojmë siç ishim…”.

Gaforrja: Emocionale

Për ty është është e vështirë të bësh seks pa emocione dhe komplikacione. Për të mos thënë që të gjitha herët kur ke bërë seks në jetën tënde, partneri ka qenë duke të parë drejt e në sy. Ke padyshim momentet e tua të pasigurisë dhe do që ai të thotë se me ty ka bërë seksin më të mirë ndonjëherë (edhe pse nuk e ke pyetur, por do kishe shumë dëshirë ta pyesje. Nuk është e vështirë që ai të dashurohet me ty, je shumë joshëse dhe inteligjente dhe ke më shumë simpatizantë se sa mendon, por për disa arsye mbetesh e pasigurt. Përpiqu ta luftosh atë ndjesi të kotë dhe shijo jetën. Ajo që nuk të pëlqen gjatë seksit është se duhet të çohesh për të shkuar në tualet. Do të doje të rrije të përkëdheleshe…Por më mirë të luftosh infeksionet urinare!

Luani: Teatralitet

Nga t’ia nisim? E do seksin, ke një jetë seksuale absolutisht të shëndetshme dhe adhuron intimitetin në ato moment. Dhe partneri yt adhuron të bëjë seks me ty. Ajo që partneri yt vlerëson është se gjatë seksit ti je prezente dhe ke një talent të cilin nuk është e lehtë të gajesh. Je sigurt në vete dhe kjo të ndihmon shumë në dhomën e gjumit. Ndonjëherë partneri yt mund të ndihet dhe inferior ndaj teje. Gjëja që të pëlqen më pak gjatë seksit është se nuk ke gjetur ende një pasqyrë ku të shohësh veten gjatë gjithë kohës.

Vigjëresha: Ndjeshmëria

Nëse partneri yt nuk të thotë se sa e bukur ka qenë, ti tenton ta marrësh shumë personale. Jeni gjithashtu një super-mazokiste, në kuptimin që ju pëlqen të bëni analiza postkohore. Ashtu si komentatorët e ndeshjeve sportive, ju prisni pak pastaj pyesni në mënyrë të drejpërdrejtë: “Si ishte?” Sepse e di se si mund të mësosh nga gabimet e tua dhe të bëhesh një partnere më e mirë. Je pak e ndrojtur dhe të duhet kohë të shkompleksohesh në shtrat, por sapo të gjesh kënaqësinë edhe partaneri yt do të jetë në qiellin e shtatë. Partneri yt nuk do të zhgënjehet nga dijet e tua enciklopedike për sa i përket seksit. Di gjithçka për zonat erogjene dhe i mban mend mirë praktikat që ke mësuar në internet. Lexon dhe memorizon gjithçka. Ajo që nuk të pëlqen gjatë seksit: fakti që duhet të pastrosh gjithçka.

Peshorja: Mbretëresha e mesazheve seksi

Të lutem peshore, mjaft u shtire për orgazmat e tua! E dimë që s’të pëlqejnë konfliktet, por ndonjëherë thuaji gjërat. Nuk i bëni nder as vetes dhe as partnerit nëse vazhdoni të rënkoni me paramendim. Je një person që të pëlqen të jesh në çift dhe kjo është arsyeja pse doni të jeni në një marrëdhënie. E di që të japësh është po aq e rëndësishme sa të marrësh, prandaj nuk kursehesh. Kjo është arsyeja pse i dedikohesh seksit. Partneri juaj nuk do të zhgënjehet nga mesazhet erotike që merr.

Akrepi: Intensiteti është gjithçka

Çdokujt, mjafton t’ju shohë pak për të kuptuar që në shtrat jeni e egër, por vetëm partneri juaj ka fatin ta dijë vërtet se sa. Krijon një ‘sex appeal’ edhe kur nuk je e vetëdijshme për këtë. Je shumë e zonja në paralojë dhe në ato që mund të bësh me gjuhë. Ajo që nuk të pëlqen gjatë seksit është se ndonjëherë partneri, sapo përfundoni shkëputet. Fakti që je një bombë në shtrat, nuk do të thotë që nuk ke ndjenja.

Shigjetari

Me ty seksi gjithmonë është zbavitës. Partnerit tënd i pëlqen shumë sensi yt i humorit dhe fakti që me ty nuk mërzitet kurrë. Je një prej atyre partnereve të rralla që di të qeshë me batutat pa krijuar situata të sikletshme. Energjia dhe optimizmi yt të bëjnë vërtet seksi. Di ta bësh partnerin të ndihet personi më i veçantë në botë. Je gjithmonë gati, madje ndonjëherë e padurueshme.

Bricjapi: Adhuron luksin

Adhuron lodrat e seksit që janë të kushtueshme, çarçafët e mëndafshtë dhe lingeriet seksi. Kur vjen fjala tek seksi, je pak snob. E ç’të keqe ka? Lumturia në jetë varet nga gjërat e vogla. Në fakt, rrezikon të intimidosh pak partnerin, por mos u shqetëso. Sapo të zbulosh se ke gjetur partnerin e duhur për ty dhe luksin që është i denjë për ty, gjithçka do të jetë si flakët e zjarrit. Partneri yt adhuron të brendshmet e tua që janë gjithmonë superseksi. Gjëja që të pëlqen më pak gjatë seksit: Të flesh në një shtrat që nuk është yti. Je mësuar të kesh shtratin tënd të rehatshëm.

Ujori: E padisponueshme  kur është fjala nga ana emocionale

Natyra jote e pavarur do të thotë që nuk do të shtireshe kurrë për një orgazmë vetëm për mos të lënduar egon e një mashkulli. Pse duhet të gënjesh? Ti përpiqesh t’i mësosh partnerit atë që të pëlqen vërtet. Dhe çdo grua që do të vinte pas teje në jetën e tij, do të të detyrohej shumë. Di të jesh e drejtpërdrejtë për sa i përket asaj që i pëlqen, asaj që do dhe si e do dhe për partnerin tënd, ky është çlirim i vërtetë. Ndoshta është kjo arsyeja, pse ish-partnerët e tu përpiqen ta provojnë përsëri me ty. Ajo që të pëlqen më pak gjatë seksit janë përkëdheljet në fund. Po, janë të këndshme, por shtratin e do të gjithin për vete pas një orgazme të mrekullueshme.

Peshqit: Intuitive

Peshk i dashur, si ia bën që i di të gjitha? Je shumë e ndjeshme dhe e dashur. Madje, më shumë se duhet. Është mirë të jesh e vëmendshme ndaj asaj që partneri ka nevojë, por sigurohu që të marrësh edhe ti dozën e kënaqësisë që të takon. Je shumë intiuitive dhe arrin të kuptosh për çfarë ka nevojë partneri që të arrijë finalen. Ai adhuron mënyrën se si sillesh në shtrat dhe ndihet me fat që të ka. Gjëja që të pëlqen më pak gjatë seksit: kur ai arrin finalen, por ti jo…dhe ai bllokohet pak. Në një botë ideale do të donit të kishit të dy të njëjtën ndjeshmëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat