Sekreti i të qëndruarit afër partnerit

Life style

Sekreti i të qëndruarit afër partnerit

Më: 14 mars 2018 Në ora: 19:05
Foto Ilustrim

Dashuria & Martesa, Të zgjedhura

Në çerdhen e lidhjes romantike, reaktiviteti mes çifteve mund të jetë elektrizues, me shkëndija të një partneri që shkaktojnë shpërthim të zjarreve tek partneri tjetër. Sikurse qenie emocionale të armatosura me histori të ndryshme të lidhjeve, ne i qasemi njëri tjetrit në mënyra komplekse.

Shumë shpesh, veprimet tona janë manifestime të këtyre reaksioneve emocionale, andaj bërtasim, ankohemi, shmangim, kërkojmë, refuzojmë dhe pëlcasim, të gjitha këto duke shpresuar se do arrijmënjë rezultat ndryshe. Shumicën e zënkave, qetësohemi duke luajtur të njejtën lojë të shtyerjes/tërheqjes dhe mirëmbajtjes së një distance emocionale nga partneri. Kjo distancë mund të jetë e dhimbshme mirëpo është e rehatshme kur nuk eskalon më shumë situata.

Për çiftet që mundohen të thyejnë këtë model, identifikimi i cikleve të dëmshme në të cilët biem mund të jetë një mënyrë e afrimit dhe plotësimit të lidhjes. Prap ky proçes i pranimit të gjërave që nuk i duam është i lehtë kundrejt hapit të dytë të zbulimit dhe shprehjes së gjërave që i duam.

Kur diskutuam qasjet ndaj terapive të çifteve në një intervistë me Lesli Grinberg, zbuluesin e terapisë së fokusuar në emocione, ai na shpjegoi se si çiftet futen në cikle negative të fajësim-sulm- mbrojtjes apo dominim-nënshtrimit…të shtyrë nga mosaftësia e zbulimit të emocioneve të dëmshme dhe të fshehta që lidhen me lidhjet dhe identitetin. Për të gjithë ne, është më lehtë të reagojmë se sa të zbulojmë ndjenjën e thellë, nevojën apo dëshirën në thelbin e regimit tonë.

Shembull, nëse partneri jonë është i qetë dhe i tërhequr, ne i bezdisim duke i detyruar të shprehin ndjenjat e tyre. Kjo mund të eskalojë duke u bërtitur dhe akuzuar se nuk janë prezent. Por ky shpërthim mund të jetë rezultat i nevojës themelore për afërsi emocionale mirëpo partneri nuk ka asnjë ide për këtë dhe zakonsisht futet në ciklin famëkeq, reagimi i tij di sjellë akuza tjera nga ai andaj cikli do të vazhdojë.

Derisa tensioni në rritje nuk ka qenë qëllimi ynë, ne kemi tendencë të krijojmë probleme pasiqë nuk jemi në gjendje të shprehim ndenjat tona por jemi të gatshëm në çdo kohë të reagojmë furishëm pa kuptuar thelbin e problemit.

Të gjithë kemi gjëra që i duam nga partneri. Përderisa jemi të vetëdijshëm për frustrimet dhe ankesat sipërfaqësore, qasja në nevojat më qëndrore është e vështirë për shkak se ringjall ndjenja të dhimbshme që i kemi gropuar diku në të kaluarën tonë. Dëshirojmë të ndjehemi të dashuruar dhe të pranuar në një mënyrë të vazhdueshme që nuk e kemi përjetuar si fëmijë. Do kishim dashur që të kemi dikë aty për ne, të na dëgjojë në mënyra të cilat janë të panjohura për ne pasiqë askush nuk na ka dëgjuar dhe konsideruar më parë. Hapja ndaj partnerit nënkupton të hapni veten ndaj lëndimeve të reja.

“ Proçesi themelor i ndryshimit është t`u ndihmosh njerëzve të zbulojnë ndjenjat themelore të dashurisë, nënkupton afërsinë dhe distancën, si dhe ndejnjat themelore të identitetit, miratimi dhe mosmiratimi…mirëpo nuk jemi në gjendje të balalfaqohemi me zbulimin e thelbi tonë ndaj njëri-tjetrit”

Çfarë na bën të mbyllemi? Kur ndjehemi të lënduar dhe të mërzitur, shpesh mundohemi t`i mbulojmë

këto ndjenja me ndjenja sekondare si frika dhe urrejtja. Mund të fillojmë të përjetojmë mendime të dëmshme ndaj vetvetes apo partnerit, të cilat përjetësojnë ndjenjat tona negative dhe na inkurajojnë të mbrojmë veten. “A nuk e sheh se nuk të do”, “Je aq budallaqe nëse i beson atij” janë zëra që krijojnë barrierë e cila është e vështirë për ne dhe na e pamundëson ndjenjën e sinqeritetit të plotë me partnerin, mirëpo është barrierë që duhet thyer që të zbulojmë thelbin tonë dhe të ndjehemi të afërt me një person tjetër.

Nëse partneri nuk flet është mirë tua bëni me dije se moskomunikimi ju bën të lëndoheni dhe të ndjeheni trishtim e jo të kacafyteni me të. Hapja jonë ndaj partnerit na mundëso që partneri të krijojë një qasje më të butë ndaj nesh. Duhet që ciklin ta bëjmë për më të mirë, dhembshuria të sjellë dhembshuri dhe mirëkuptimi-mirëkuptim.

Principet e terapisë së bazuar në emocione sugjerojnë që të ndryshojmë këto sjellje duke u përballë me emocionet të cilat i shkaktojnë. Këto emocione zakonisht rrënjët i kanë në të kaluarën tonë andaj edhe iritohemi aq lehtë nga një fjalë, shprehje, mimikë apo veprim i vogël i partnerit pasiqë na asocon me të kaluarën.

Që të shërojmë veten na duhet guxim që të prekim thelbin e emocioneve, të kuptojmë çfarë duam në të vërtetëë dhe të komunikojmë zbulimet e reja me partnerin tonë. Kjo është shpresa e vetme e ndërprerjes së ciklit që mund të na shkatërrojë apo zbehë lidhjen tonë, dhe tëkrijojmë një lidhje më të dashur dhe më të afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat