Meshkujt vërtet janë më pak emocionalë sesa femrat

Life style

Meshkujt vërtet janë më pak emocionalë sesa femrat

Më: 14 mars 2018 Në ora: 11:17
Foto Ilustrim

Nuk është sekret se disa meshkuj i kanë pikë të dobët emocionet e tyre.

Një studim i ri, i publikuar në revistën ‘Translational Psychiatry’, mund t’i shfajësojë femrat të cilat ndonjëherë ndihen sikurse të dashurit e tyre nuk po i kuptojnë ato.

Hulumtimi, i kryer nga Universiteti i Kembrixhit, ka konfirmuar se meshkujt vërtet janë më pak emocionalë sesa femrat.

Ndjeshmëria është aftësia për t’i kuptuar gjërat të cilat njerëzit tjerë janë duke i ndjerë apo përjetuar.

Dhe, pavarësisht hulumtimeve me vite të tëra, arsyet shkencore se përse disa njerëz janë më të pandjeshëm dhe më pak emocionalë sesa tjerët mbeten të panjohura.

P.sh., për hulumtimin në fjalë, hulumtuesit kishin analizuar se mos fajtor për këtë është gjenetika. Për ta bërë këtë, ata kishin analizuar ADN-në e përafërsisht 47,000 njerëzve për të zbuluar lidhje të mundshme mes asaj se sa mirë kishin performuar në një test të ndjeshmërisë dhe variacionet gjenetike.

Ndonëse hulumtuesit kishin zbuluar se femrat kishin shënuar mesatarisht dhjetë pikë më shumë sesa meshkujt në testin e ndjeshmërisë apo emocioneve, ata nuk kishin gjetur ndonjë bazë gjenetike për këto dallime.

“Pikët më të larta të mundshme në test të inteligjencës emocionale janë 80. Ne kemi parë se, mesatarisht, meshkujt kanë arritur 40 pikë, ndërkaq femrat mesatarisht 50 pikë”, kanë thënë shkencëtarët.

Sipas tyre, ende mbetet i paqartë fakti se përse meshkujt janë më pak emocionalë sesa femrat.

Duket se në aspektin e emocioneve, meshkujt dhe femrat janë nga planetë të ndryshëm, dhe as shkencëtarët nuk dinë të na tregojnë përse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat