Psikiatri që “shëron homoseksualët”, kishte fjetur me meshkuj

Life style

Psikiatri që “shëron homoseksualët”, kishte fjetur me meshkuj

Më: 12 mars 2018 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Një psikiatër nga Toronto, i cili pretendon se me sukses “shëron homoseksualizmin”, është shpallur fajtor për keqtrajtim seksual.

Gjatë hetimeve, komiteti medicinal nga Ontario ka përshkruar Melvyn Iscoves si mjek që ka “interes të veçantë” në shërimin e pacientëve, të cilët kryesisht janë homoseksualë. 

Komiteti konfirmoi se Iscove ka kryer marrëdhënie seksuale me  pacientët gjatë terapive dhe se në një rast kishte pasur marrëdhënie me një pacient mashkull në zyrën e vet.

Iscove i është suspenduar licenca dhe së shpejti do të mbahet një seancë dëgjimore.

Mjekët që kryejnë marrëdhënie seksual me pacientët e tyre automatikisht humbin licencën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat