Studim: Ja sa zgjat një akt seksual i zakonshëm, mos u besoni thashethemeve

Life style

Studim: Ja sa zgjat një akt seksual i zakonshëm, mos u besoni thashethemeve

Më: 11 mars 2018 Në ora: 23:17
Ilustrim

Seksi është një nga temat më të përfolura të të gjitha kohërave, e si rrjedhojë edhe një prej atyre temave rreth të cilës krahas tabuve njeriu ndërton vetoi edhe legjenda urbane.

Legjenda që lidhen me madhësinë e organeve gjenitale, paraloja si dhe kohëzgjatja. Në të vërtetje janë meshkujt ata që u pëlqejne të shtojnë , jo rrallëherë edhe të zmadhojnë gjërat.

Por, një studim i kryer së fundmi nga platform on line e lodrave të seksit Lovehoney ka treguar se raporti seksual në tërësinë e tij zgjat 19 minuta, nga të cilët 10 minuta zgjat paraloja kurse 9 minuta është akti i penetrimit deri në ejakulim.

Në këtë studim-anketim morën 4400 persona të të dy gjinive, seksualisht aktivë nga të cilët 52% e të intervistuarve treguan se ishin të lumtur me jetën e tyre seksuale, ndërsa 23% e meshkujve dhe 19% e grave pohuan se prisnin lidhje seksuale më të gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat