Modeli i ri i pantallonave që do të barten këtë pranverë!

Life style

Modeli i ri i pantallonave që do të barten këtë pranverë!

Më: 11 mars 2018 Në ora: 16:55
Ilustrim

Blogeret e njohura dhe damat e famshme e dinë mirë se cili trend do të mbizotërojë këtë pranverë. Pra, fjala është për modelin e pantallonave i cili po kthehet nga kohët e harruara.

Ka ardhur koha që edhe ju t’i bashkoheni trendit kryesor për 2018-n, kur është fjala për pantallonat.

Në të vërtetë, pantallonat në formë zileje këtë pranverë do t’i pushtojnë rrugët, siç kanë pushtuar profilet e Instagramit të të gjitha vajzave relevante në botën e modës.

Blogerja e njohur Man Repeller ka vendosur që pantallonat në formë zileje t’i kombinojë me xhaketën me dyzen leopardi. Kombinimit i ka shtuar fanellën me vija dhe të gjitha i ka plotësuar me syze dielli dhe këpucë të përshtatura me gjithnjë e më të popullarizuarin llastik për flokë.

Nëse dëshironi të eksperimentoni me modën, ky kombinim do të jetë frymëzim i vërtetë.

Nëse tashmë preferoni klasiken me kombinimin modern, zgjidhni kombinimin e ngjashëm me këtë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat