Video-xhirimi i cili i ka ngazëllyer nënat: Mënyrë e shkëlqyeshme që bebes t’ia jepni ilaçin

Life style

Video-xhirimi i cili i ka ngazëllyer nënat: Mënyrë e shkëlqyeshme që bebes t’ia jepni ilaçin

Më: 11 mars 2018 Në ora: 13:11
Mënyra e saj ka ngazëllyer prindërit në gjithë botën.

Një nënë ka vendosur në profilin e vet në Facebook të tregojë se si ka rritur që t’ia japë ilaçin bebes së vet.

Mënyra e saj ka ngazëllyer prindërit në gjithë botën.

Kur i biri i saj është sëmurë dhe është dashur patjetër të pijë paracetamol, nëna Helena Lee ka pasur problem se si t’ia japë bebes këtë ilaç, a që ajo të mos e pështyjë jashtë.

Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme, ajo ka gjetur mënyrën. E ka futur shiringën në bebironin e fëmijës.

“Për të gjitha nënat… 24 orët e fundit jam munduar se si ta detyroj Alfin që të marrë Calpol (paracetamol), dhe ka përfunduar ashtu që pothuajse gjysmën e dozës e pështyrë nëpër trupin e tij.

…Pastaj m’u kujtua që e kam parë diku këtë mënyrë. Sa herë provoja t’ia jepja ilaçin, qante pa lot! Ju lutem, lirisht këtë ndajeni me nënat e bebeve të tjera të cilat i njihni”, ka shkruar e ëma e Alfit pranë fotografisë.

Pasi që ka publikuar fotografinë në të cilën shihet duke ia dhënë bebes ilaçin, kjo mënyrë u bë virale, ndërkaq prindërit e gjithë botës i kanë dërguar komplimente, por edhe i janë falënderuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat