Rrëfehet 26 vjeçari: Bëj seks me shefen 44 vjeçare, por ajo...

Life style

Rrëfehet 26 vjeçari: Bëj seks me shefen 44 vjeçare, por ajo...

Nga: Bota sot Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 12:23
Ilustrim

Një djalë 26 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se bën seks me shefen e tij 44 vjeçare, e cila e do vetëm në zyrë pas punës një herë në javë dhe jo ta shohë jashtë punës, përcjell Bota sot.

Djali thotë se nuk e di çka të bëjë, pasi ka frikë të humbë punën.

Rrëfimi i plotë i djalit:

Kam qenë duke bërë seksin më të mirë në jetë me shefen time, për gjashtë muaj që kur kam filluar këtë punë.

Problemi është se e gjitha është sekret dhe duket se nuk do të ndryshojë kurrë.

Unë jam 26 vjeçar. Unë kurrë më parë nuk kam punuar me një femër kështu që në fillim isha shumë nervoz pasi nuk e dija si do të funksiononte.

E kuptova më pas që nuk duhet të brengosesha. Shefja e departamentit ishte një grua sharmante dhe që kishte konsideratë, që ishte 44 vjeçare.

Ajo nuk mund të ishte më ndihmuese dhe më inkurajuese, kështu që unë u relaksova që gjithçka do të jetë në rregull.

Një pasdite ajo më ftoi në zyrën e saj dhe më tha se ishte shumë e kënaqur me punën time.

Ajo më tha që pas punës të qëndrojmë në zyrën e saj, që të punojmë për disa ide të reja që ajo po i mendonte.

U pajtova, duke u ndjerë i kënaqur pasi isha beqar. Atë natë ne folëm për një orë e gjysmë dhe më pas ajo mbylli derën, erdhi dhe më puthi një të puthur të gjatë.

Më pas ajo filloi të më zhvishte pantallonat dhe edhe pse nuk duhej, unë iu përgjigja në të njëjtën mënyrë.

Unë së fundmi isha ndarë nga e dashura ime dhe tërheqja fizike ndaj shefet ishte e madhe. Ne bëmë seks, ngadalë dhe duke u kënaqur, siç tha ajo që e pëlqen.

Të nesërmen ajo nuk e përmendi në punë por në javën tjetër, ajo më tha që ta bëjmë ‘sesionin e javës’ siç e quajti ajo. Dhe kështu ka vazhduar që atëherë.

Ajo kurrë nuk dëshiron të më shohë mua jashtë punës, por çdo javë të qëndrojmë vonë në zyrën e saj.

Ne mundohemi që të jemi rehat aq sa mundemi. Ajo që dua të di është se ku do të shkojmë me gjithë këtë, por kam frikë ta rrezikoj punën time.

Përgjigja e psikologes:

Ajo nuk mund të mos lejojë që ta pyesësh se ku po shkon e gjithë kjo, edhe pse mund të jetë një atmosferë e pakëndshme nëse ti e përfundon në mënyrë brutale.

Nëse ajo nuk dëshiron të të shohë jashtë punës, është se ajo ka një lidhje tjetër dhe po të përdor.

Ti e ke pritur mirë tërheqjen që në fillim, por nëse vazhdon kështu ti mund të dashurohesh në të.

Thuaj shefes tënde se gjithçka qenë e mrekullueshme dhe se e vlerëson punën, por që dëshiron më shumë se vetëm seks./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat