Pesë këshilla për femrat në të njëzetat

Life style

Pesë këshilla për femrat në të njëzetat

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 13:29
ilustrim

Shumë femra në të njëzetat bëjnë gabimin duke shtyrë apo shmangur të themelojnë vese të mira të të ushqyerit dhe ushtrimeve, por kjo është koha më e mirë për të krijuar themelet e të jetuarit të shëndetshëm.

Këto janë pesë këshillat e mjekëve për të femrat në të njëzetat:

Themelo një rutinë ushtrimesh me të cilën kënaqeni

Të jesh aktive të ndihmon që të zhvilloni një trup të fortë që duket dhe ndihet mirë me plakjen. Mund të zvogëlojë rrezikun tuaj ndaj sëmundjeve, zvogëloj stresin dhe mbroj eshtrat dhe nyjat. Kështu që është e rëndësishme të merrni pjesë në ndonjë aktivitet fizik që jo vetëm është sfidues, por gjithashtu edhe motivues dhe që të kënaqë.

Mos u frikëso dhe provo gjëra të reja

Cote de Pablo e mban vijën e trupit duke bërë një kombinim të jogës dhe ushtrimeve katër apo pesë herë në javë. Ajo thotë: “Mundohem të gjej kohë në mëngjes ose para punës apo pas. Dhe njëmend ushtroj në fundjavë, për shkak se është e vetmja kohë për të cilën jam e sigurt se nuk do të punoj.”

Krijo vese të shëndetshme të të ushqyerit

Mendoni për shëndetin tuaj. Hani ushqime të plota, duke përfshirë perime, fruta dhe drithëra. Fillo duke shtuar një servim shtesë të frutave dhe perimeve në secilin vakt ushqimi.

Mbroj lëkurën tuaj

Kurrë nuk është vonë të filloni të kujdeseni për lëkurën tuaj. Veset e shëndetshme sot do t’ju shpaguhen në vitet e mëvonshme. Çelësi i një lëkure të mirë shtrihet prapa asaj se cilin sapun duhet përdor. Varet në atë se çka han, a ushtroni apo nuk ushtroni, sa stres ke e bile edhe ambientin në të cilin jeton dhe punon.

Bëj një natë të mirë gjumi

Nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm kjo pengon memorien tuaj dhe aftësitë tuaja për të resonuar dhe koncentruar, të bën më të cenueshëm ndaj lëndimit, rrit nivelet e stresit dhe zvogëloj aftësitë e trupit tuaj për të luftuar infeksionet dhe shërimin. Nëse keni probleme të bëni një natë të mirë gjumi, provo të shkoni në shtrat për të fjetur dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë për çdo ditë apo të besh një dush të nxehtë para se te shkoni në shtrat.

Menaxho stresin

Është fare e lehtë të stërngarkoheni duke u munduar të adoptoheni me punën e re, shokët dhe gjithçka që ju ndodh në jetën tuaj. Merr frymë: frymëmarrjet  diafragmatike të thella e të ngadalshme mund të nxisin përgjigjet e relaksimit në tërë trupin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat