Hapat që të bëjnë fotogjenike

Life style

Hapat që të bëjnë fotogjenike

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 23:25
Ilustrim

Të pëlqen t’i evidentosh udhëtimet tuaja, aktivitetet jo të përditshme por gjithashtu edhe ato të zakonshmet me një fotografi të vërtetë dhe ta vendosësh në profilin e rrjetit social të preferuar – kjo është gjë e zakonshme e të sotmes, dhe si thonë: “Ajo që nuk është në rrjetet sociale sikur nuk ka ndodhur”, kështu që akti i fotografimit deri diku nënkuptohet. Ke mendim të saktë në kokë se çfarë fotografie dëshiron, por në fund përsëri nuk del ideale siç e ke shpresuar. Është koha të angazhohesh për këtë.

Fotografimi është gjithashtu një lloj arti i cili nënkupton udhëzime dhe rregulla të caktuara, si dhe praktikë. Nuk luan rol nga cila anë e aparatit ndodhesh, të dy rolet kërkojnë mjaft kreativitet dhe preçizitet, nisu si profesionist, merri të gjitha masat e duhura për poza ideale, kënde, lëvizje. Dashuroje dhe përvetësoje kamerën pikërisht si një model, falë hapave të lehtë që kemi veçuar si pika më të rëndësishme në procesin e krijimit të fotografisë suaj ideale. Shiko çka duhet ndërmarrë që në fotografi të dukesh sikur blogeret tuaja të preferuara!

Zbulo anën tënde “më të bukur”

Pa marrë parasysh se gjithçka në ty duket simetrike, sigurisht ka gjëra që i don më shumë, vetullat, ana e fytyrës apo i tërë trupi. Ndoshta i ke zbuluar disa pjesë të preferuara, që kontribuojnë në llojllojshmërinë e fotografive tuaja duke shmangur theksimin e vetëm një veçorie të njejtë. Me rëndësi është të përcaktosh diçka që më së shumti të pëlqen dhe kjo të jetë më shpesh në plan të parë, kështu do të jesh edhe më e kënaqur.

Cakto vendin ku do të qëndrosh

Pozicioni që merr ka ndikim të madh në pamjen e fotografisë, sa më afër objektivit, dukesh më e madhe. Për këtë, kur fotografohesh me më shumë njerëz mos dil shumë në plen të parë, para të gjithve, pozicionohu në të njëjtën rradhë si ata apo madje pas tyre.

Gjejë këndin e duhur

Loja me kënde është shije, por gjithsesi në bazë të pamjes tënde mund të përcaktosh se cili kënd të pëlqen më së shumti. Provo disa nga ato me ndihmën e dikujt që të fotografon dhe cakto këndet ideale të cilët do ti përdorësh çdo herë që bën fotografi të reja kreativiteti.

Kushtoj vëmendje shikimit

Arritja e shikimeve “spontane” ndikon shumë më relaksuese se shikimet e shpeshta të ngurta dhe tepër serioze direkt në aparat. Me lëvizjen e kokës në anët tjera zbulon kënde të reja dhe emocione më të dukshme. Nëse megjithatë vendosë të shikosh direkt në aparat, ndiko në relaksimin e trupit dhe kokës, sillu sikur shikon në personin më të dashur dhe harro se kamera është përballë teje. Të gjitha këto mund t’i ushtrosh para pasqyrës.

Rregulloje dhe preje mirë fotografinë

Për foto perfekte nuk mjafton vetëm të fotografohesh, por edhe me kujdes të rregullosh simetrinë e të gjithave në të, të balancosh dritën dhe ngjyrat, “ta gjallërosh”. Kur ta rregullosh kujdes edhe prapaskenën që të jetë e harmonizuar me ty në përgjithësi. Shto apo zvogëlo ndriçimin, rregullo kontrastin, ashpërsoje por jo shumë, bëhu e qetë dhe kreative.

Përdor trukun sekret

Për të shmangur çjerrjen e tepruar, rrudhat e fytyrës, mbledhjen e syve dhe të kesh buzëqeshjen e bukur, të ëmbël me buzë të plota – vendos gjuhën mes dhëmbëve. Natyrisht, bëje me delikatesë që të mos dallohet në fotografi.

Shmangni sytë e kuq

Nëse shpesh mundohesh për heqjen e shkëlqimit të kuq në sy me anë të fotoshopingtë ndryshëm, pengoje këtë para shkrepjes së fotografimit. Pak para shkrepjes së aparatit shikoni në dritë të fortë që bebëzat të ngushtohen dhe zvogëlojnë shkëlqimin e kuq.

Shkrepe disa herë

Udhëzoje fotografistin tënd që lirshëm të shtypë butonin për fotografim pa numër, kurse ti nga ana tjetër e objektivit në mënyrë diskrete lëviz dhe në këtë grumbull fotografish patjetër të dalë një e përkryer. Më mirë të kesh më tepër se sa të je e pakënaqur me vetëm një të vetme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat