Nëse dëshironi rezultate të mira, mos hani para stërvitjeve

Life style

Nëse dëshironi rezultate të mira, mos hani para stërvitjeve

Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 08:48
Ilustrim

Gjithmonë kanë ekzistuar mëdyshje se a duhet ngrënë apo jo para stërvitjeve.

Por, rezultatet e hulumtimeve të fundit tregojnë se mënyra më e mirë për të shënuar progres është duke mos ngrënë para stërvitjeve.

Rezultatet e hulumtimeve të publikuara në revistën ‘American Journal of Physiology’ deklarojnë se mënyra më efektive për të djegur dhjamin është duke mos ngrënë para stërvitjeve.

Për këtë studim, shkencëtarët i kishin analizuar një grup të meshkujve mbipeshë të cilët kishin ecur 60 minuta në stomak të zbrazët.

Rasti ishte përsëritur por herën e dytë meshkujt kishin ngrënë, dhe kishin qenë të furnizuar me kalori e karbohidrate.

Mostrat e tyre të gjakut ishin marrë në të dyja rastet para stërvitjeve dhe pas stërvitjeve.

Rezultatet pastaj kishin treguar se kur ata kishin bërë aktivitet fizik në stomak të zbrazët, trupi e kishte përdorur dhjamin si burim të energjisë dhe kështu ata kishin shkrirë më shumë dhjam.

Ndërsa në rastin e dytë, trupi i kishte shfrytëzuar karbohidratet si burim të energjisë dhe dhjami kishte vazhduar të mbeste në dhjam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat