Rrëfehet gruaja: Burri nuk po dëshiron seks me mua, që kur përjetuam tmerrin

Life style

Rrëfehet gruaja: Burri nuk po dëshiron seks me mua, që kur përjetuam tmerrin

Nga: Bota Sot Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Një grua 26-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun”, se burri nuk po dëshiron seks me të. Ajo ka thënë se nuk po mund ta duroj më burrin e saj, i cili nuk e dëshiron atë seksualisht, pas vdekjes së vajzës së tyre, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Burri im më ka refuzuar për të bërë seks që kur vdiq vajza jonë e vogël. Ne të dy ishim të traumatizuar tërësisht nga vdekja e saj dhe nuk kalon asnjë moment që nuk mendojmë për të.

Unë kam qenë e vendosur që të mos lejoja prishjen e marrëdhënies tonë, pas vdekjes së vajzës.

Unë i kam sugjeruar burrit tim që të kemi seks, por ai është gjithmonë i “lodhur” ose i “sëmurë”, ose thjeshtë thotë: "Nuk mund të mendoj për seks kur vajza jonë ka vdekur".

Kjo po më bën që të mos e duroj më. Nuk e di deri kur do të mërzitëm kështu për martesën time. Unë jam 26-vjeçare, ndërsa burri është 28-vjeçar.

Përgjigja e psikologes:

Zemra ime është me juve. Humbja e një fëmije sjell një stres të tmerrshëm në një marrëdhënie.

Burri juaj po shihet qartë që ka nevojë për këshillim profesional të humbjes, e këtë mund ta bëni ju gjithashtu.

“Miqtë e Përzemërt” ndihmojnë dikë që ka humbur një fëmijë (tcf.org.uk, 0345 123 2304).

Sugjeroni që të gjeni një masazh qetësues, kështu që ju të dy mund të shijoni përsëri një intimitet të pakrahasueshëm./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat