A mund të mbetni shtatzënë nëse bëni seks gjatë menstruacioneve?

Life style

A mund të mbetni shtatzënë nëse bëni seks gjatë menstruacioneve?

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 14:39
Ilustrim

Seksi gjatë menstruacioneve është fenomen që çdo ditë e më shumë po normalizohet.

Normalisht, disa njerëz e shohin këtë si akt mjaft të ‘gërditshëm’, por ka tjerë që e shijojnë.

Në fakt, shumica e çifteve që praktikojnë seks gjatë menstruacioneve vendosin të mos përdorin prezervativ me mendimin se gjatë menstruacioneve gruaja nuk mund të mbetet shtatzënë.

A është kjo e vërtetë?

Përgjigja e shkurtë është kjo: Është shumë pak e mundur të mbetni shtatzënë nëse bëni seks gjatë menstruacioneve – por nuk është e pamundur.

Teknikisht ju mund të mbetni shtatzënë vetëm kur jeni duke ovuluar, gjë e cila është kornizë 48-orëshe çdo muaj dhe nuk duhet të ndodh kur jeni në kohën e menstruacioneve.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë që të përdorni mbrojtje edhe gjatë menstruacioneve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat