Miliarderi i këshillon të rinjtë: Merruni me filozofi

Life style

Miliarderi i këshillon të rinjtë: Merruni me filozofi

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:49
Mark Cuban

Sipas një studimi të kryer nga Glassdoor doli se fushat ku studentët kishin aplikuar më së shumti gjatë vitit 2017, ishin shkencat kompjuterike dhe inxhinieria.

Miliarderi Mark Cuban, duke iu referuar këtij studimi tha se të rinjtë po gabonin në zgjedhje. Investitori 59 vjeçar i “Shark Tank” pret që gjendja të ndryshojë dhe studentët të merren më filozofi.

“Unë po bëj një parashikim,” tha Cuban. “Brenda 10 viteve, filozofia do të ketë më shumë vlera se shkencat kompjuterike.” Ky parashikim është i bazuar në zhvillimin e inteligjencës artificiale, ku robotët mund të kryejnë shumicën e punëve.

Cuban është shumë i shqetësuar për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat