Horoskopi 20 Shkurt 2018

Life style

Horoskopi 20 Shkurt 2018

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 09:59
Ilustrim

Dashi: Nuk ka asgjë nga e cila duhet të frikësoheni, kështu që ndaloni së shikuari shpatullat sikur dikush do t’ju sulmojë nga pas. Gjeni një mënyrë për të qeshur me frikën tënde.

Demi: Mos pranoni që të ashtuquajturit ekspertë t’ju thonë – kontrolloni faktet dhe të dhënat para se të arrini konkluzionet tuaja. Ju nuk mund të jeni kurrë shumë i kujdesshëm.

Binjaket: Aktiviteti kozmik në fushën e karrierës do ua bëjë më të lehtë për të influencuar njerëzit e rëndësishëm. Lërini të tjerët të dinë se kush jeni dhe çfarë mund të bëni. Ata sigurisht do të jenë të interesuar të dinë se çfarë mund të bëni për ta.

Gaforrja: Sa ju takon juve, nuk doni t’ia dini për koncepte të tilla si lajme “të këqija”, apo “të mira”, të gjithë janë pjesë e së njëjtës gjë dhe ju duhet të bëni atë që ju takon.

Luani: Ju duket se jeni obsesiv në lidhje me çështje të caktuara për momentin pa marrë parasysh se sa shumë të tjerët ju thonë se duhet t’i harroni ato. Ndoshta kjo nuk është diçka e keqe.

Virgjëresha: Dashuria dhe romanca do të jenë në krye të axhendës suaj për ditët e ardhshme, por duhet të kuptoni se aktiviteti “tetë-a-tetë” do të shkojë më mirë nëse i lejoni edhe të tjerët të flasin. Jo gjithçka ka të bëjë me ndjenjat tuaja Virgjëreshë.

Peshorja: Ndjenjat tuaja personale për një person të caktuar nuk duhet të interferojnë në marrëdhënien tuaj të punës. Nuk është e domosdoshme që t’i pëlqeni, por duhet që t’i trajtoni të gjithë në një nivel profesional.

Akrepi: Bëni diçka dramatike sot, diçka që të bëjë ‘botën’ të ulet dhe të mbajë shënim. Bota juaj nuk ka limite, duhet të dini kapacitetet tuaja.

Shigjetari: Ju pëlqen apo jo, ju e keni pranuar se njerëzit janë të ndryshëm dhe se veprojnë në mënyrë që nuk mund t’i kuptoni. Fokusohuni në faktin se bota do të ishte një vend shumë më pak interesant nëse të gjithë do të ishin të njëjtë në të gjitha drejtimet.

Bricjapi: Çdo njeri ka një histori për të treguar dhe nëse provoni të dëgjoni çfarë thonë miqtë apo kolegët e punës sot, me shumë gjasa jo vetëm do të dëgjoni gjëra interesante por edhe që mund t’ju hyjnë në punë në aspektin profesional.

Ujori: Problemet me paratë mund t’ju shkaktojnë shqetësime, por nëse i shikoni gjërat me kujdes do të kuptoni se çështjet tuaja financiare nuk janë edhe aq keq. Planetet ju këshill0jnë të ndaloni së shqetësuari dhe të jeni të gëzuar.

Peshqit: Ju e dini se jeni të veçantë, por pjesa juaj më e madhe që është modeste ju ndalon ta shfaqni këtë anë. Nuk e keni të nevojshme të ulërini për të treguar se kush jeni – ju vetëm bëni punën tuaj dhe mbështetësit do të bëjnë zhurmën e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat