Gabimi më i madh te galiçi i fundit, i cili do të rrezikojë shëndetin tuaj!

Life style

Gabimi më i madh te galiçi i fundit, i cili do të rrezikojë shëndetin tuaj!

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 08:25
Ilustrim

Nëse i bëni kështu galiçin e fundit, koha është që ta ndërprisni

Ekzistojnë mënyra të ndryshme të ekzekutimit të drejtë të galiçit. Mund të vendosni shufrën në trapez, mirëpo galiçin mund ta bëni edhe me shufrën para dhe pas kokës.

Ndikim të madh ka edhe kapja e shufrës që bën aktivizimin e supeve.

Gjithsesi, ekzistojnë disa përshtatje dhe ndryshime të vogla teknike, të cilat duhet t’i praktikonin të gjithë ushtruesit.

Mirëpo, ekziston një gabim të cilin një mashkull nuk do të duhet ta bëjë dhe të mos lejojë që kërdhokullat të jenë më të shpejta se supet kur dilni nga pozita e poshtme e galiçit.

Kur të ndodhë kjo, kompensoni mungesën e tensionit në tërë trupin. Sa më shumë tension të krijoni, do të jenë më stabil dhe sa më stabil që të jeni, do të jeni më të fuqishëm gjatë ekzekutimit të galiçeve.

Kur tensioni të mos ekzistojë, pjesa e poshtme e trupit tuaj përpiqet që ta përmirësojë këtë duke shkaktuar që më parë t’i lëvizë kërdhokullat.

Kjo ju detyron që ngarkesën e shufrës ta kaloni përpara dhe atëherë mund të shfaqen dy probleme të mëdha:

– pesha kalohet në gishtat tuaj
– mund të ndodhë stresi i panevojshëm në pjesën lumbale të kurrizit, gjë që shton rrezikun nga lëndimet serioze. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat