Sa të prirur jeni ndaj tradhtisë? Këtë e tregon shenja juaj e horoskopit!

Life style

Sa të prirur jeni ndaj tradhtisë? Këtë e tregon shenja juaj e horoskopit!

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Ndikimet astrologjike favorizojnë prirjet për tradhti, duke vepruar në një mënyrë të ndryshme në varësi të pozicionit të zodiakut. Padyshim çdokush ka stilin e tij, dikush tradhton në mënyrën më të qetë të mundshme në “dritën e diellit”, ndërsa dikush preferon të rrijë në errësirë… gjithsesi gjithmonë bëhet fjalë për pabesi!

Tani është momenti të zbuloni shenjat më shumë ose më pak të prirura për tradhti.

Numri që do të gjeni pas komentit, për secilën shenjë, tregon se sa prirje ndaj tradhtisë ka shenja përkatëse nga 0 në 10.

Dashi

Nuk është kjo shenja më tradhtare! Ndonjëherë e tepron me komplimentet ndaj të tjerave, por kjo ndodh vetëm sepse i pëlqen të flirtojë. Në fund ama, nuk ndodh asgjë. (4)

Demi

Mos i beso një Demi që kërkon të bëhet i mirë duke të përkëdhelur me dhurata. Kjo tregon se po fsheh diçka! (8)

Binjakët

Është shenjë gënjeshtare dhe nuk mendon për pasojat, ndaj kini kujdes se tradhton shpesh dhe me dëshirë të plotë. (10)

Gaforrja

Gaforrja mund të tradhtojë vetëm nëse dashurohet me dikë tjetër.(5)

Luani

Nëse tradhton e bën sepse është i zemëruar. Mos e bëj të ndihet i tillë sepse do të të bëjë të vuash. (5)

Virgjëresha

Ka sens praktik dhe mendon gjithmonë për pasojat e veprimeve. Është dembele prandaj edhe qëndron larg tradhtive. (3)

Peshorja

Tradhtia e Peshores shfaqet pothuajse gjithmonë si formë testimi ndaj partnerit por asnjëherë nuk kalon në veprime konkrete. (4)

Akrepi

Rrëmbehet nga pasionet e reja vetëm për arsyen se jeta e përditshme e mërzit. Mund të tradhtojë kur e pushton dëshira. Nga 0 në 10

Shigjetari

E mërzit përditshmëria. Shigjetari mund të shkojë në krevat me dikë që nuk e njeh dhe të nesërmen është në gjendje të harrojë gjithçka. (9)

Bricjapi

Nëse është i dashuruar nuk tradhton kurrë! (4)

Ujori

Lërë në lirinë e tij dhe gjithçka do të shkojë mirë. Nëse nuk e bën, do ta prishë marrëdhënien prej ndjesisë së mbytjes. (6)

Peshqit

E vret gjatë mendjen, përpara se të tradhtojë. Nëse të tradhton, më pas pendohet shumë. (3)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat