10 gjërat që ai nuk i mendon kur ju sheh të zhveshur

Life style

10 gjërat që ai nuk i mendon kur ju sheh të zhveshur

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 23:53
Ilustrim

Brenda kokave mashkullore

Është lehtë të ndjeheni të pasigurtë, posaqërisht kur keni atë gjoks të fryrë si kifle dhe ato shenja të bezdishme që ju kanë mbetur nga shtatëzënia. Edhe në qoftë se jeni të martuata miliona vite, kjo gjë nuk ju bën të keni vetëbesim kur jeni e zhveshur afër partnerit. Mirëpo, ju nuk e dini se bashkëshortit tuaj as që i shkon mendja tek kilogramët shtesë apo shenjat e juaja në trup. Vazhdoni të lexoni më tutje të kuptoni mënyrën mashkullore të perceptimit, ja dhjetë gjërat që meshkujt NUK i mendojnë:

Shenja nga prerja cezariane është e tmerrshme

Ai nuk brengoset për “suvenirët” e shtatëzënisë. Sipas Susmanit, meshkujt janë më pak observues ndaj mangësive tona. Në fakt , nëse ne nuk i cekim, ata as që do i vërejnë plagën nga prerja cezariane apo shenjat nga shtrirja e lëkurës. Këshilla? Mos i cekni fare! Meshkujt eksitohen nga vetëbesimi, andaj nxirrni në pah vlerat që ju bëjnë krenare.

Jam shumë i stresuar tani

Nga momenti kur zhvishni rrobat tuaja, parteri është i koncentruar vetëm në një gjë: JU (dhe gjërat që dëshiron të bëjë me ju). Në përgjithësi, meshkujt mund të mendojnë vetëm për një gjë në një moment, andaj kur zhvisheni ai nuk brengoset për pagesën e rrymës apo për telefonatat. Femrat shpesh brengosen pse meshkujt nuk u kushtojnë rëndësi, hiqni rrobat dhe do shihni se si do ju vardisen partnerët.

 

Le të kuptohemi një herë e përgjithmonë

Vetëm pse seksi nuk zgjat sa dëshironi nuk do të thotë se partneri juaj e bën me ngutje. Terapistët thonë se nëse meshkujt mendojnë për sport, mund të prolongojnë ejakulimin, andaj nëse partneri juaj ka ndonjë lojë në mendje ta dini se kjo është gjë e mirë për ju. Ai e bën këtë që ju të kënaqeni më tepër, e jo sepse është aq i pasionuar ndaj sportit.

Dua të bëj seks me ty, tani!

Surprizë! Lakuriqësia mund të mos shkaktojë nevoja të forta seksuale çdoherë tek partneri. Ndonjëherë meshkujt dëshirojnë të përkëdhelen edhe nëse jeni veshur, femrat supozojnë se çdoherë që meshkujt dëshirojnë të përkëdhelen- dëshirojnë të shkojnë deri në fund. Kjo nuk është e vërtetë, prekja fizike është mënyrë për të shprehur afeksion e nuk d.t.th se duhet të përfundojë me marrëdhënie seksuale.

Shpresoj se do të vishet së shpejti!

Partneri juaj nuk dëshiron të ju shoh se si visheni me shpejtësi, pasiqë ndjeheni e kompeksuar. Meshkujve ju pëlqen kur ndjeheni mirë në trupin dhe lëkurën tuaj andaj mos e mbuloni trupin si adoleshente e turpshme.

Fike dritën!

Kjo më shumë vlen, ndize dritën! Meshkujt janë krijesa vizuale, nëse privohen nga soditja e trupit tuaj atëherë kënaqen më pak. Ata dëshirojnë të ju shohin ndërsa ajo gjë bën që të kenë eksperiencë më të mirë. Nëse nuk ndjeheni mirë me drita të forta, atëherë bën mirë të errësoni dritat deri sa të mund të shiheni.

Dikush duhet të vizitojë palestrën

Nuk jeni vetëm ju personi që brengoset për kilogramët shtesë, një studim tregon se meshkujt dëshirojnë po aq sa femrat të duken atraktivë gjatë seksit. Edhe meshkujt pas një kohe në martesë mund të kenë pasiguritë e tyre, stomakun e birrave, andaj jepuni komplimente që të tejkalojë ato kriza.

Nën dush ka vend vetëm për një person?!

Ok, ju kuptojmë se nuk do dëshironit të bëni dush së bashku në ditët e punës kur gjërat i bëni me nguti. Mirëpo t`i bashkangjiteni në një ditë vikendi do ju garantojë se do të keni një vikend të paharrueshëm. Sa më i vogël dushi aq më tepër hapsirë për kreativitet.

Dëshiroj që tani gjërat të jenë sikur në fillim të lidhjes

Shanset janë, që kur të zhvisheni, ai të mendojë për momentin aktual e jo për vitet e kaluara. Kjo nuk do të thotë se martesës i duhet një freski, komplimentet si “menxi po pres të të pushtoj” në çdo kohë e bëjnë parteri të ndjehet i dëshiruar dhe i ri.

Dëshiroj të ishe Xhenifer Aniston

Edhe yjet më tërheqëse nuk krahasohen me sigurinë dhe lumturinë që ju ia dhuroni në jetën reale. Ato yje me siguri që nuk duken yje në jetën reale, nëse heqim grimin dhe zgjatjet e flokëve. Në fund të ditës, çiftet zgjedhin njëri-tjetrin sepse duan të jenë së bashku- e jo me dikë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat