6 gjërat që instruktorët e palestrës nuk durojnë dot dhe ''urrejnë'' tek klientët e tyre

Life style

6 gjërat që instruktorët e palestrës nuk durojnë dot dhe ''urrejnë'' tek klientët e tyre

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 23:43
Ilustrim

Të qenit një instruktor palestre është shpesh herë emocionuese, sidomos kur klientët duan seriozisht të ushtrohen. Por ka disa zakone të tyre, që shpesh tërbojnë edhe instruktorin më të qetë:

Vonesat: Pyesni çdo instruktor fitnessi se çfarë i bezdis më shumë dhe përgjigja që do të merrni është: Vonesat! Kjo vlen sidomos në rastet e të ushtruarit në grup. Kështu, nëse një klient vjen vonë, situata bëhet e bezdisshme jo vetëm për instruktorin, por edhe për klientët e tjerë.

Klientët e zhurmshëm: Në përgjithësi instruktorët inkurajojnë klientët e tyre që në palestër të jenë të shoqëruar nga një mik apo mikeshë. Të kesh një shok që stërvitet me ty është motivuese. Problemi lind kur në vend të stërvitjes bën biseda dhe sidomos kur ato bëhen me zë të lartë. Ruajini bisedat pas stërvitjes dhe për aq kohë sa jeni brenda atij ambienti kushtojini vëmendje instruktorit, për të shmangur çdo ngatërresë apo incident.

Klientët e pasjellshëm: Shpesh në palestra ka klientë të cilët kanë një sjellje arrogante ndaj instruktorit dhe sidomos kjo vihet re në rastet e klientëve meshkuj me instruktoret femra. Ata zgjedhin të injorojnë ekzistencën e tyre dhe të bëjnë ushtrimet sipas qejfit.

Klientët që mbi-stërviten: Ky rast nuk ka të bëjë me personat që duan të sfidojnë veten, por me klientët që ndjekin metoda të vështira dhe përdorin pesha më të rënda se ç’duhet. Nëse instruktori ju kërkon të ulni disa kilogramë, e bën që të shmangni lëndimet dhe t’ju mësojë mënyrë e duhur. Edhe pse ka persona që dëgjojnë çdo këshillë të instruktorit, ka të tjerë që vazhdojnë të bëjnë atë që duan. Nëse nuk jeni të hapur ndaj udhëzimeve, ndoshta ai mjedis nuk është për ju.

Përdoruesit e telefonit: Shumë palestra kanë një rregullore: Klientët duhet të vendosin sendet personale, duke përfshirë edhe telefonat celularë, në sirtar. Nuk ka asgjë më “acaruese” se dikush që, në vend që të jetë i fokusuar tek ushtrimet merret me telefonin.

Higjiena e keqe: Është e kuptueshme dhe normale që shkoni në palestër për t’u djersitur, por kjo nuk do të thotë që djersa juaj të bëhet e bezdisshme për të tjerët. Prandaj mos harroni të përdorni deodorantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat