75 vjeçarja xheloze për të dashurin 90-vjeçar. Historia e Noçes dhe Qamilit

Life style

75 vjeçarja xheloze për të dashurin 90-vjeçar. Historia e Noçes dhe Qamilit

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 07:26
Merjeme dhe Qamili.

E keni dëgjuar shprehjen “Dashuria nuk njeh moshë”? Shembulli konkret i kësaj thënieje ishte historia e transmetuar këtë të shtunë në programin “Dua të të bëj të lumtur” mes Merjemes dhe Qamilit.

Mejreme Dibra ose siç njihet ndryshe nga të gjithë ata që i qëndrojnë afër, “Noçja”, është një grua 75-vjeçare me të cilën jeta nuk është treguar tepër bujare.

Është martuar dy herë me shpresën që do të gjente lumturinë, por fatkeqësisht të dy bashkëshortët e saj kanë ndërruar jetë. Sikur të mos mjaftonin këto, Noçes i vdiq edhe vajza që kishte nga martesa e parë. Vendosi të jetojë vetëm për 17 vjet derisa mori vendimin për t’i kaluar vitet e pleqërisë në shtëpinë e të moshuarve në Gjirokastër.

Aty njohu Qamilin, me të cilin u dashurua dhe prej 15 vitesh ndajnë të njëjtën dhomë. Historia e tyre e dashurisë të bën të besosh se xhelozia ekziston në çdo moshë dhe se një gjest i bukur të gëzon në çdo kohë.

Arsyeja pse Noçja kishte kërkuar që përballë saj të vinte Qamili lidhej me disa kërkesa të sajat për të, që iu parashtruan atij në formën e premtimeve. Noçja i kërkoi Qamilit, një burrë tipik gjirokastrit, që të tregohet pak më dorëlëshuar kur vjen puna tek dhuratat e saj dhe gjithashtu, ç’ishte më e rëndësishmja që të mos shihte më gra të tjera, sepse ajo bëhej xheloze.

E gjithë historia u shoqërua me batuta dhe të qeshura, duke e ndryshuar komplet situatën në përfundim të programit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat