Super truk: Si të zbuloni a është rroba nga materiali i cili përshkruhet në tiketë

Life style

Super truk: Si të zbuloni a është rroba nga materiali i cili përshkruhet në tiketë

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 13:10
Ilustrim

Me këtë truk të thjeshtë do të mësoni a i përgjigjet materiali i rrobave asaj që është shkruar në tiketë.

Mund të verifikoni pambukun, mëndafshin, lirin, leshin, materialet sintetike…

Mjafton që nga ana e brendshme e rrobave të prisni një pe dhe ta qitni në flakë. Sipas asaj se si digjet, çfarë arome lëshon dhe çka mbetet në fund nga ai, do të zbuloni se për çka është fjala.

Aty është udhëzim i shkurtër, ndërkaq nën të videoja.

Pambuku

? digjet, nuk shkrihet
? lëshon aromë sikur druri apo letra që digjen
? pas djegies mbetet hiri i pastër ngjyrë të hirtë

Liri

? digjet, nuk shkrihet
? lëshon aromë sikur druri apo letra që digjen
? pas djegies mbetet hiri i pastër ngjyrë të hirtë

Leshi

? digjet, nuk shkrihet
? lëshon aromë të fuqishme sikur digjen flokët apo pendlat
? digjet edhe kur largohet nga flaka
? në fund mbetet një kokërr e zezë në fund e cila mund të grimcohet me gishta.

Mëndafshi

? digjet, nuk shkrihet
? lëshon aromë sikur digjen flokët apo pendlat, mirëpo jo intensivisht sikur leshi
? digjet edhe kur hiqet nga flaka
? në fund mbetet kokrra e zezë e cila mund të grimcohet me gishta

Mëndafshi

? rrudhet në flakë, shkrihet, mund të digjet
? ka aromë e cila rikujton selinon
? në fund mbetet kokrra e zezë e yndyrshme e cila mund të grimcohet.

Shikoni në këtë video secilin material se si digjet:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat