Maska për flokët që gjithmonë keni dëshiruar

Life style

Maska për flokët që gjithmonë keni dëshiruar

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 10:13
Ilustrim

Më poshtë po ju sjellim disa maska shumë efektive që të keni flokët që gjithmonë keni dëshiruar.

E mira e këtyre maskave është që mund t’i përgatisni në shtëpi, në shumë pak minuta dhe nuk do të ju kushtojnë shumë.

Vendosini këto maska, mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë, ndizni disa qirinj dhe lërini veten të relaksohuni pas një dite të gjatë pune. Ju e meritoni atë!

Maska me avokado

Ky frut ekzotik nuk është vetëm i shijshëm dhe pjesë përbërëse e gjellërave meksikane, por poashtu ndihmon shumë edhe për shëndetin e flokëve.

Më poshtë janë përbërësit që ju duhen:

1 avokado e pjekur
1 lugë çaji vaj ulliri
1 lugë çaji mjaltë
1 vezë

Kombinojini të gjithë përbërësit derisa të krijohet një përzierje homogjene. Aplikoni maskën nga rrënja deri tek majat. Lëreni të qëndrojë ashtu për rreth 20 munta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Maska me banane për të larguar zbokthin

Bananja është një nga frutat më ushqyese, dhe kjo mund të ju ndihmojë të largoni zbokthin.

Përbërësit që ju duhen:

1 banane e madhe dhe e freskët
1 lugë çaji mjaltë

Përzieni përbërësit derisa të bëhet një masë homogjene. Aplikojeni këtë maskë në flokët tuaja dhe mbajeni atë për 20 minuta. Më pas shpëlajini flokët me ujë të ngrohtë.

Maska me aspirinë për të bërë flokët e shkëlqyeshme dhe me volum

Mund të duket e çuditshme por aspirina ka edhe shumë veti të tjera, pos për të lehtësuar dhimbjet. Aspirina ka edhe shumë efekte në përmirësimin e flokëve tuaja.

Përbërësit që ju duhen:

3-4 aspirina
Shampo

Shtypini dy tableta të aspirinës dhe përzieni ato me shamponin tuaj, dhe më pas këtë përzierje vendoseni në kokë dhe lëreni të qëndrojë disa minuta.

Më pas shpëlajini flokët me ujë të ngrohtë. Më pas, pjesën tjetër të mbetur të aspirinëve fërkojini në kokë vetëm me ujë të vakët dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta, më pas shpëlajeni kokën sërish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat