Si t’i pastroni këpucët dhe atletet e bardha? - Bota Sot
Si t’i pastroni këpucët dhe atletet e bardha?

Life style

E enjte, 20 shtator 2018

Si t’i pastroni këpucët dhe atletet e bardha?

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 07:12

Por megjithatë ne e dimë se sa vështirë është t’i mbajmë ato të pastra dhe të bardha, andaj shpesh edhe hezitojmë që t’i blejmë një palë të tilla.

Nuk duhet të shqetësoheni më sepse në këtë artikull ne do t’iu tregojmë një truk të thjeshtë që do t’iu ndihmojë që të pastroni këpucët tuaja të bardha dhe madje t’i bëni ato më të bardha se kurrë.

Duke përdorur këtë truk të thjeshtë, ju do t’i bëni këpucët tuaja të duken sikur të reja.

Mbi të gjitha, kjo metodë e pastrimit është shumë e lehtë dhe e shpejtë për ta realizuar. Krejt çfarë ju duhet janë disa përbërës të thjeshtë që me siguri se i keni në kuzhinën tuaj – sodë bikarbone dhe uthull.

Këta dy përbërës janë fantastik kur bëhet fjalë për pastrimin, përfshirë edhe këpucët.

Si uthulla, ashtu edhe soda bikarbone kanë veti të fuqishme antibakteriale që do të thotë se do t’ju ndihmojë të hiqni bakteret dhe kërpudhat, shkaku kryesor për erën e keqe.

Ju vetëm duhet t’i ndiqni këto udhëzime të thjeshta që i gjeni më poshtë.

Produktet që ju duhen:

Gjysmë filxhani uthull (125 ml)

Gjysmë filxhani sode buke (60 gramë)

Një furçë ose brushë dhëmbësh

Si ta bëni pastrimin?

Përgatitja është shumë e lehtë, thjesht duhet të përzini uthullën dhe sodën bikarbone derisa të krijoni një masë shkumuese.

Më pas me këtë përzierje pastroni këpucët ose atletet tuaja me brushë. Lërini të qëndrojnë ashtu për rreth gjysmë ore dhe më pas shpëlani me ujë të ftohtë.

Mos i harroni lidhëset e këpucëve

Shumë shpesh, ne harrojmë t’i pastrojmë lidhëset e këpucëve. Kjo është shumë  e rëndësishme sepse nëse ato janë të papastra, mund të bëjnë që edhe këpucët më të mira të duken keq.

Kjo është arsyeja që kohë pas kohe duhet t’i pastroni, në rrobalarëse.

Mos harroni që ato t’i fusni në çantën për rroba ose në këllëf jastëku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test