Për definim të trupit pushoni më shkurt mes ushtrimeve; për forcë pushoni më gjatë

Life style

Për definim të trupit pushoni më shkurt mes ushtrimeve; për forcë pushoni më gjatë

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 14:25
Ilustrim

Në qëllimin e përjetshëm për të pasur përqindje më të ulët të dhjamit në trup dhe definim më të madh, super-seti është bërë kampion.

Periudhat e shkurta të pushimit mes ushtrimeve e mbajnë lartë pulsin e zemrës tuaj, muskujt e lodhur dhe metabolizmi funksionon jashtëzakonisht mirë.

Sidoqoftë, nëse jeni duke kërkuar më shumë forcë, atëherë studimet sugjerojnë të pushoni më gjatë.

Në një studim të fundit, shkencëtari i ushtrimeve fizike Brad Schoenfeld i ka futur dy grupe të peshëngritësve në të njëjtin program tetë-javor por me një ndryshim vital: periudha e tyre e pushimit mes ushtrimeve.

Njëri grup kishte pushuar 60 sekonda pas secilit ushtrim, ndërsa grupi i dytë kishte pushuar dy deri në katër minuta.

Shkencëtari kishte zbuluar se ata që pushojnë më gjatë kanë rritje më të madhe në forcën muskulore.

Pra, përderisa super-setat në palestër ende janë të rekomandueshëm për humbje të dhjamit dhe për trup më të mirë, nëse dëshironi forcë, duhet të pushoni më shumë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat