Sot, më e bukur dhe tërheqëse - Bota Sot
Sot, më e bukur dhe tërheqëse

Life style

E diel, 18 shkurt 2018

Sot, më e bukur dhe tërheqëse

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 06:33

Gjëja më e mirë në Ditën e të Dashuruarve është që gjithmonë ta përjetojmë si ndonjë fillim të ri. Megjithatë, nëse e konsideroni si festë të posaçme, një trajtim i duhur ju bën të dukeni më të bukura.

Për shumë femra grimi është pjesë e rutinës së zakonshme ditore dhe vetëm mendimi që dikush sot do t’i shohë ato pa grim për to është i tmerrshëm.

Që të arrihet një grim perfekt dhe sharmant duhet të keni parasysh disa gjëra:

1. Shtimi i ndriçimit
Grimi që tërheq dritën mbi fytyrë, produktet e reja janë pikërisht të tilla. Qiten në lëkurë të pastër, para pudrës duke i shtrirë lehtas sasitë e vogla të produktit, nuk përhapen dhe nuk hijezohen. Zgjidhni nuanca të trëndafilta nëse keni ten të ndritshëm, nuanca të portokallta nëse keni ten mat ose të bardha për të pasur ten të bardhë si qumështi.

2. Korrektori për qeska nën sy
Me rëndësi është të përdoren me masë, ngaqë korrektori i tepërt do t’i mbulojë qeskat nën sy, po do t’i theksojë rrudhat e imëta dhe do ta vështirësojë grimin. Në mënyrë që korrektori shikimit t’i japë dritë dhe të fshehë qeskat e padëshirueshme nën sy, duhet të zgjidhet më e ndritshme se pudra e lëngshme.

3. Të kuqtë
Me pak ngjyrë të trëndafiltë do të dukeni të freskët sikur tërë ditën ta kishit kaluar në ajër të pastër. Të kuqtë qitet mbi mollëza, me lëvizje rrethore, hijezohet drejt tëmthave, e në fund edhe pakëz shtrihet me gishta. Pastaj duhet të bëni një tërheqje krejt të lehtë në ballë dhe skajeve të mjekrës.

4. Pudra
Pudra pluhur mbi pudrën e lëngshme krijon vel të padukshëm farfuritës. Pastaj me facoletë letre shtypet nga ana e jashtme e syrit, përgjatë hundës, nën sy dhe në pjesën qendrore të fytyrës.

5. Pudra e lëngshme
Teksturat e shkëlqyeshme, pudrat e lëngshme thjesht sikur njëjtësohen me lëkurën, sikurse kremi i ngjyrosur. Produkti qitet në lëkurë të pastër, e pastaj qitet kremi hidrant i payndyrshëm, i cili do të mbulojë shtresën sipërfaqësore. Pritni derisa ta thithë. Më pastaj pudra qitet sikurse kremi lehtas masazhohet në fytyrë.

6. Shikimi dramatik

Në tërë kapakun qitni pak hije shkëlqyese pluhur. Për përshtypje më dramatike, mbi nuancën e rëndomtë të hijes qitni hije tjera duke krijuar pamje tejet moderne. Edhe shtresa e dytë e maskarës kontribuon për dramaticitetin e syve.

7. Faqe shkëndijëzuese
Mbi të kuqtë, që zakonisht e përdorni, qitni të kuq shkëlqyes pluhur. Për kontrast shtesë, nën mollëza shtoni ngjyrë ca më të mbyllët të të kuqit.

8. Buzë shkëlqyese
Nëse rëndom e keni në qejf buzëkuqin ngjyrë lëkure ose nuancë ca më të ndritshme, shtoni pakëz shkëlqyes. Nëse, megjithatë, nuk i keni në qejf buzët “lakuriqe”, për imazh tjetërfare zgjidhni ngjyrë kumbulle ose të kuqe të mbyllët dhe pastaj shkëlqyesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test