Cilat janë sfidat më të mëdha për çiftet që fillojnë të bashkëjetojnë?

Life style

Cilat janë sfidat më të mëdha për çiftet që fillojnë të bashkëjetojnë?

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 16:40
Ilustrim

Pastrimi i shtëpisë dhe organizimi i gjërave janë votuar si çështjet më problematike për çiftet që bashkëjetojnë.

Pra, nëse jeni duke planifikuar të filloni të bashkëjetoni me partnerin, fillimisht lexojeni këtë artikull.

Sipas anketimit anglez me 1,000 të rritur, 55% e çifteve e konsiderojnë si sfidën më të madhe pastrimin e shtëpisë dhe organizimin e gjërave.

Humbja e hapësirës personale dhe lirisë del të jetë sfida e dytë më e madhe (42%), ndjekur nga shpenzimet e shtëpisë, ku 39% e të anketuarve kishin thënë se këto shpenzime janë shkaktarë të shumë mosmarrëveshjeve.

Edhe shijet e ndryshme në dekorim janë problem i zakonshëm – gjithsej 24% e çifteve të anketuara e kanë theksuar këtë problem.

LISTA E PLOTË E SFIDAVE PËR ÇIFTET QË FILLOJNË TË BASHKËJETOJNË:

1. Pastrimi i shtëpisë dhe organizimi i gjërave – 55%

2. Humbja e hapësirës personale – 42%

3. Ndarja e shpenzimeve shtëpiake – 39%

4. Ndarja e punëve të shtëpisë – 31%

5. Shijet e ndryshme në dekor – 24%

6. Mosmarrëveshjet për renovim – 17%. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat