Zotëron 32 gjuhë, i ka mësuar vetëm duke lexuar

Life style

Zotëron 32 gjuhë, i ka mësuar vetëm duke lexuar

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 15:13
Ilustrim

Të gjithë ata që äasin disa gjuhë të huaja, kanë një nivel të lartë inteligjence. Shumica e njerëzve mësojnë deri në 3 gjuhë të huaja gjatë jetës së tyre, por ky njeri është krejt ndryshe.

Janis Ikonomu di të flasë 32 gjuhë të huaja dhe të gjitha i ka mësuar vetëm duke lexuar, në mënyrë autodidakte. Janis ka lindur në Greqi, dhe që në moshën 20 vjeçare ai dinte 15 gjuhë.

Sipas Tv Klan, tani ai është shpërngulur në Bruksel dhe punon si përkthyes në Komisionin Europian.

Janis bën pjesë tek një grup i vogël njerëzish që quhen hiperpoliglotë, të cilët kanë aftësinë për të mësuar si të äasin rrjedhshëm shumë gjuhë.

Ai shprehet se mënyra më e mirë për të mësuar është nëpërmjet praktikës.

Sipas tij, duhet të udhëtosh sa më shumë dhe të jesh në kontakt të vazhdueshëm me njerëz nga e gjithë bota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat