Duhet të dilni jashtë edhe në dimër, ndikon në disponim - Bota Sot
Duhet të dilni jashtë edhe në dimër, ndikon në disponim

Life style

E hënë, 21 maj 2018

Duhet të dilni jashtë edhe në dimër, ndikon në disponim

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 13:20
Ilustrim

Ka arsye shkencore që nëse dilni jashtë kur është koha e ftohtë, ju bën më të shëndetshëm dhe po ashtu ndikon në rritjen e disponimit tuaj.

Kur janë temperaturat e ulëta njerëzit gjithmonë duan që të qëndrojnë në shtëpi. Kur është shumë ftohtë njeriu për nga natyra kërkon që të pushojë dhe të jetë në një vend të ngrohtë.

Pavarësisht dëshirës së madhe të njeriut për të pushuar, shkencëtarët së fundi kanë gjetur se është shumë më mirë nëse visheni përshtatshëm për kohën dhe dilni jashtë.

Studimi i realizuar nga psikologu klinik, John Sharp në Qendrën për Studime Mjekësore në Boston, shpalos faktin që njeriu nuk është i prirë që të kalojë shumë kohë pa asnjë aktivitetet apo i mbyllur.

“Mungesa e dritës së diellit është stresuese dhe ndikon në gjendjen emocionale dhe shëndetësore të njeriut, duke e bërë njeriun më pesimist si dhe më të ndjeshëm”, thotë Sharp.

Kontakti me dritën e diellit, qoftë kjo edhe në sasi të vogla, mund të ndihmojë njeriun të ketë disponim të mirë, si dhe të jetë më i efektshëm.

Drita e diellit shton serotonin (njërin nga kemikalet që kujdeset për disponimin ).

“Emocionalisht ne e dimë që niveli i serotonit në dimër është me i ulët. Nëse dilni jashtë mund të rritet disponimi dhe të mposhtet depresioni”, thuhet tutje në studim.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test