Sherret mes vëllezërve…në fëmijëri - Bota Sot
Sherret mes vëllezërve…në fëmijëri

Life style

E mërkurë, 23 maj 2018

Sherret mes vëllezërve…në fëmijëri

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 13:35
Ilustrim

Marrëdhëniet mes vëllezërve janë ambivalente nga natyra: dashuri dhe urrejtje.

1. Në garë qysh në fillim

Marrëdhëniet mes vëllezërve janë ambivalente nga natyra: dashuri dhe urrejtje. Ka një rivalitet spontan mes fëmijëve të së njëjtës familje, shumë të bashkuar si anëtarë të një grupi të të njëjtit brez, si një “bllok” i kundërvënë ndaj të rriturve në përgjithësi dhe prindërve në veçanti; por njëkohësisht armiq në garë për të fituar dominimin e grupit (edhe nëse grupi është i përbërë nga dy fëmijë) dhe dashurinë e prindërve. Urrejtja shpërthen lehtësisht me rastin më të vogël, por shuhet lehtësisht me shprehjen e dashurisë dhe bashkëpunimit mes vëllezërve. Ja pse është e lehtë që dy fëmijë të rifillojnë të luajnë së bashku, qetësisht dy sekonda pasi janë kapur nga flokët.

2. Pohimi i identitetit

Sherret, përveçse janë manifestim i xhelozisë mes vëllezërve, kanë edhe një tjetër funksion: lejojnë që çdo fëmijë të pohojë identitetin e vet në raport me atë të fëmijëve të tjerë. Nëse bërtas, e pickoj, i tërheq flokët… shpreh fort zemërimin dhe dëshirat e mia pa qenë i pavëzhguar. Pra, ekzistoj. Sherret u lejojnë edhe të vihen në provë duke vlerësuar kufijtë e veta dhe ato të tjetrit; të përballesh me ekzistencën e tjetrit, të mësosh se nëse rreh apo fyen, rrezikon të jesh gjithashtu i rrahur ose i fyer. Sidoqoftë, nevojitet që prindërit t’u mësojnë rregullat dhe kufijtë fëmijëve.

3. Sherret degjenerojnë

Lërini fëmijët t’i rregullojnë vetë gjërat mes njëri-tjetrit. Mos ndërhyni në një sherr duke marrë pozicion, përndryshe do të thotë se po shprehni një preferencë. Por mos i lini që sherret të degjenerojnë në beteja të vërteta me grushte dhe fjalë sulmuese, shkruan revista Psikologji. Bëjini të kuptojnë mirë fëmijëve se nuk do ta toleroni që dhuna fizike dhe verbale të shndërrohet në një mënyrë komunikimi.

4. Dashuria e prindërve

Motivi i sherrit mes vëllezërve fsheh një arsye më të thellë: nuk është një copë çokollatë, por dashuria e mamit dhe e babit për të cilën luftohet. Në fakt, kur familja zgjerohet, pra kur ekuilibri nënë-fëmijë prishet për shkak të mbërritjes së një vëllaçkoje apo motre të vogël, fëmija ndjen se duhet ta rifitojë dashurinë ekskluzive duke e eliminuar “tjetrin”, “të bezdisshmin”, pra të sapombërriturin. Është kjo xhelozi e thellë, e pashmangshme, e ndoshta edhe e nevojshme, që manifestohet edhe në mënyrë të dhunshme mes vëllezërve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test