Martesat në moshë të vogël rrezikojnë divorcin

Life style

Martesat në moshë të vogël rrezikojnë divorcin

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 12:05
Ilustrim

Sipas një studimi të realizuar nga realizuar nga revista “Time”, femrat që presin deri në moshën 26-vjeçare për t’u martuar kanë mundësi më të madhe për një martesë jetëgjatë.

Sipas të dhënave të Regjistrit të Punës, numri më i madh i divorceve ekziston mes femrave që janë martuar rreth moshës 15-20 vjeç. Ndërkohë që të dhënat janë analizuar nga sociologu i Universitetit të Maryland, Philip Cohen, ai shprehet se mesatarisht këto martesa që quhen edhe si “martesat e fillimit” zgjasin nga një deri në 10 vjet.

Një tjetër studim i 2015 thoshte se mosha ideale për njerëzit që të kenë një martesë të gjatë dhe të suksesshme është mes 28-32 vjeç.

“Times” ka bërë këtë studim mbi martesat nisur nga një tjetër studim ku kishte hulumtuar se si ka ndryshuar tashmë martesa si institucion dhe sa janë shanset tashmë për një martesë të qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat