Madonna zbulon sekretin e saj të bukurisë

Life style

Madonna zbulon sekretin e saj të bukurisë

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 16:04
Madonna

Edhe pse 59-vjeçe, pamja e saj është e ngjashme me atë të një vajze 20-vjeçare.

Bëhet fjalë për divën e muzikës, Madonna, për të cilën duket se vitet nuk kalojnë aspak.

Ka qenë vetë këngëtarja e famshme e cila ka zbuluar sekretin e rinisë së përjetshme.

Nëpërmjet një video në rrjetin social Instagram, Madonna zbulon se cilat janë mjetet që e ndihmojnë atë të duket shumë më e re nga mosha reale: “Unë po i bëj masazh fytyrës sime. Është e mahnitshme. Shiheni këtë masazh me priun. Pirunët janë vërtet të mirë, tendosin lëkurën tuaj. A e keni tendosur lëkurën tuaj me një pirun. A keni shpuar ndonjëherë dikë me pirun? Unë i kam bërë të dyja. Gjithsesi është çmenduri.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat