E dini se çka u pengon meshkujve tek femrat? Katër gjëra të cilat i bëjnë femrat, ndërkaq meshkujt nuk i duan

Life style

E dini se çka u pengon meshkujve tek femrat? Katër gjëra të cilat i bëjnë femrat, ndërkaq meshkujt nuk i duan

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 20:16
Ilustrim

Ekzistojnë disa shprehi të caktuara të femrave dhe mënyra të sjelljeve të cilat meshkujve shumë u pengojnë. Pikërisht me to është marrë portali Your Tango.

Fjala është për gjërat të cilat vetë meshkujt i kanë theksuar në disa hulumtime.

Femrat, edhe pse janë dinake, kur është fjala për joshjen e mashkullit, dinë të gabojmë me disa veprime të veta…, por janë disa gjëra të cilat ato i bëjnë duke mos e ditur se po e largojnë mashkullin nga vetja e saj.

1. Kur flet për çështjet e lidhjes suaj me të tjerët

Edhe marrëdhëniet më të mira i kanë kohët e mira dhe jo të mira. Kur një mashkull është duke kaluar një kohë të vështirë në lidhje, ai zemërohet dhe nuk flet. Kur një femër ka problem në dashuri, shkruan për të në rrjete sociale, thërret miket e veta dhe ankohet për të dashurin e saj. Kjo i pengon meshkujt shumë, ngase ata nuk duan që çështjet e brendshme të fliten në publik.

2. Kur ju flisni derisa ai shikon sport

Kjo është një nga zakonet që i bënë ata të zemërohen shumë. Nëse ai është duke shikuar sportin e tij të preferuar në TV, më e mira do të ishte të qëndroni me gojë të mbyllur. Ai e konsideron atë kohë si kohë relaksi dhe nuk ka dëshirë të flasë as të ndërpritet. Edhe nëse flisni e tëra që do të dëgjoni do të jetë ‘aha…, po…,’ dhe kjo nuk është ajo që ju e preferoni.

3. Kur nuk ia jepni hapësirën e duhur

Për femrat kjo mund të duket e mërzitshme, por meshkujt kanë nevojë të kalojnë pak kohë vetëm nganjëherë. Kjo i bënë ata të ndihen meshkuj. Pa marrë parasysh se çka bëjnë, merren me veturën, shikojnë filma apo sport, është e rëndësishme që ju t’i jepni hapësirën e nevojshme.

4. Kur flirtoni me të tjerët

Meshkujt e sigurt nuk kanë dyshime te e dashura e tyre, edhe nëse pa dashje ajo flirton me dikë tjetër nuk e bëjnë të madhe. Por, nëse ju keni një bisedë të këndshme dhe të lumtur me dikë tjetër, duke e trajtuar atë më mirë se vetë të dashurin e juaj, kjo do ta bëjë atë të ndihet keq. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat