Shokon 27 vjeçarja: Jam shtatzënë me vëllain e ish të dashurit, por ai është i martuar dhe...

Life style

Shokon 27 vjeçarja: Jam shtatzënë me vëllain e ish të dashurit, por ai është i martuar dhe...

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 17:50
Ilustrim

Një grua 27 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është shtatzënë me vëllain e ish të dashurit të saj, me të cilin është ndarë para dy vitesh, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se gjithmonë e ka fantazuar vëllain e të dashurit, por problemi është se ai është i martuar dhe ka 3 fëmijë, andaj kjo nuk di çka të bëjë.

Rrëfimi i plotë i saj:

Jam shtatzënë në pritje të një fëmijë por babai është vëllai i ish të dashurit tim. Jemi shumë të dashuruar por ai nuk mund ta lë gruan dhe tre fëmijët.

Kam menduar që nuk mund të kem fëmijë por u shokova kur zbulova që isha shtatzënë dhe nuk e di çka të bëj.

Unë jam 27 ndërsa ai është 33 vjet. U ndava nga i dashuri dy vite më parë por e dija që nuk ishte ai që doja por vëllai i tij. Ai është burri më i bukur që kam parë, plus që është argëtues, i kujdesshëm dhe shumë i mirë.

Unë kam kaluar shumë mirë me gruan e vëllait të të dashurit edhe kur isha me të dhe pas ndarjes vizitat tona vazhduan.

Në një ndejë disa muaj më vonë, unë e tradhtova me burrin e saj. Ai më ftoi të shkoja në dhomën që sapo e kishte rregulluar.

Unë isha e habitur se sa bukur dukej dhoma dhe ende pa ditur se çka po ndodh, ne ishim duke u puthur. Ai më tha se gjithmonë më ka fantazuar. Atë natë nuk ndodhi asgjë por në mëngjes ai më dërgoi mesazh dhe ne bërë seks në veturë.

Ishte e mahnitshme dhe që nga atëherë afera jonë vazhdon.

Ne takohemi sa herë që ai mundet dhe unë jetoj për ato momente me të. Fëmija i tyre 7 vjet është i sëmurë dhe jeta e tyre nuk është e lehtë dhe ai është një baba i mrekullueshëm.

Ne nuk përdorim mbrojtës pasi nuk e shoh të nevojshme. Unë kam provuar të mbetem shtatzënë në të njëzetat e hershme por nuk kam arritur dhe kam menduar që nuk do të kem kurrë fëmijë.

Por nuk ka më dyshime. I kam bërë dy teste shtatzënie, pasi nuk kam mundur t’i besoj rezultatit.

E di se kjo situatë nuk është e drejtë moralisht por e dua atë.

Përgjigja e psikologes:

E di që është e vështirë dhe nuk mund të marr një vendim për ty, pasi e di se do të ketë dhimbje. A i ke treguar atij për shtatzëninë?

A ke menduar se si ndihesh në këtë shtatzëni? E di që është speciale por mund të përfundosh si një nënë beqare.

A je gati për këtë? Do të përballesh me kritikat e familjes tënde dhe të dashurit tënd.

Nuk mund të të ndihmoj por më vjen keq për gruan e të dashurit tënd. Kujdesi ndaj fëmijës së saj është i vështirë dhe ndoshta për këtë nuk kanë pasur kohë për dashuri./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat