Çfarë ndodh me njerëzit që kanë kohë pa bërë seks?

Life style

Çfarë ndodh me njerëzit që kanë kohë pa bërë seks?

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 15:32
Ilustrim

Seksi është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës dhe këtë e kanë dëshmuar shkencëtarët dhe mjekët me kohën. Jemi njohur me benefitet që sjell ky proçes biologjik, por çfarë ndodh kur nuk keni një jetë seksuale akive?

Fillimisht sistemi imunitar reagon në mënyrën e tij. Jeni më të predispozuar për tu prekur ndaj sëmundjeve të stinës apo alergjive. Nëse kur bën seks, sistemi imunitar forcohet, prej çlirimit të shumë hormoneve të nevojshme të trupit, në rastin tjetër këto hormone nuk janë më prezente. Pra mungesa e seksit ju bën të sëmureni më shpejt.

Psikologjikisht jeni të frustruar. Nuk jeni të qetë dhe këtë e shprehni në mënyra të pavetëdijshme. Mungesa e seksit mund t’ju bëjë më agresiv karshi të tjerëve. Mungesa e adrenalinës dhe oksitocinës bëjnë që në trurin tuaj të aktivizohen sensorët e kuq, që janë edhe përgjegjës për depresionin. Automatikisht jeni më të prirur ndaj stresit, mërzitjes, apo agresivitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat