Si të mbani një mashkull pranë jush?

Life style

Si të mbani një mashkull pranë jush?

Më: 28 janar 2018 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Një mashkull nuk është aq e vështirë për të joshur, por kur vjen puna për ta mbajtur, këtu gjërat bëhen paksa të komplikuara.

Burrat shpesh ikin nga femrat dhe nëse ju ka ndodhur ndonjëherë, ju keni bërë ndoshta disa nga këto gjëra. 

Ju u përpoqët ta ndryshonit atë

Ju nuk mund të ndryshoni mënyrën se si ai e shikon botën. Nëse ai nuk dëshiron fëmijë, ju nuk do të jeni në gjendje për ta bindur për këtë, nëse nuk është ambicioz, nuk do të bëhet i tillë sado që t’i flisni. Nëse ju provoni për të ndryshuar atë përtej njohjes, thjesht do të shkojë te dikush që e pranon ashtu siç është.

Ishit shumë të lehta

Nëse keni arritur ta bindni për të bërë seks në takimin e parë, kjo me siguri se i ka pëlqyer atij, por me kalimin e kohës do t’i pëlqeni gjithnjë e më pak. Meshkujt janë gjuetarë, dhe kur preja shërben thjesht dhe nuk duhet të lodhen më rreth saj, ata me siguri se do të kërkojnë një femër që ik prej tyre. 

Shumë mesazhe dhe thirrje

Meshkujt nuk i durojnë këto gjëra! Nuk është se ata i pengojnë mesazhet, por me kalimin e kohës çdo telefonatë, edhe kur kjo është e rëndësishme, do të bëhet diçka që i mbyt ata, dhe pastaj zakonisht ata ikin nga lidhjet e tilla. 

Ritmi i shpejtë

Pas një muaji qëndrimi në lidhje, ai ndodhet ende në fazën kur të gjitha i konsideron të rastësishëm, por plot femra gjatë kësaj faze mendojnë se është koha e duhur për t’i njohur të dashurit e tyre me prindërit. Ai nuk dëshiron t’i njohë dhe nëse e detyroni ata pa vetëdije do të fillojnë të kërkojnë një lidhje tjetër, e cila nuk është aq e vështirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat