Eksperti financiar tregon mënyrën më të mirë për të kursyer para, pavarësisht sa e keni rrogën

Life style

Eksperti financiar tregon mënyrën më të mirë për të kursyer para, pavarësisht sa e keni rrogën

Më: 23 janar 2018 Në ora: 16:49
Eksperti financiar

Nëse po ndiheni të ‘tronditur’ nga borxhet e shumta me fillim të vitit të ri, nuk jeni të vetmit.

Eksperti i parave David ‘Kochie’ Koch beson se është tërësisht e mundshme ta kthjellni veten financiarisht, pavarësisht se ku filloni.

Koch thotë se ka disa strategji të caktuara të cilat ju ndihmojnë të kurseni para.

Këshilla e parë që e jep ai është të krijoni një plan financiar. Posa ta keni një plan financiar, gjithmonë duhet ta rishikoni.

Në këtë mënyrë i monitoroni paratë tuaja se ku i shpenzoni dhe e shikoni se a janë të arsyeshme ato shpenzime.

Sa i përket kursimeve, Koch thotë se mënyra më e lehtë për të krijuar një shprehi të kursimeve është duke i kursyer në bankë 10 për qind të rrogës çdo muaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat